Bahtiri,Rakiq dhe Hoxhiq bisedojnë dhe zotohen për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve të Mitrovicës

0

Kryetarët e dy komunave të Mitrovicës, Agim Bahtiri e Goran Rakiq, si dhe shefja e Zyrës Administrative në Veri, Adriana Hoxhiq, kanë biseduar përreth tri orë për situatën e përgjithshme në të dyja pjesët e qytetit, duke e vlerësuar atë si të qetë dhe me tendencë të relaksimit të mëtutjeshëm.

Ata gjatë këtij takimi kanë biseduar edhe për vazhdimin e bashkëpunimit të mirë lidhur me çështjet që janë me interes të përbashkët për të gjithë qytetarët e Mitrovicës.

Po ashtu, në fokus të bisedës kanë qenë edhe çështjet e zhvillimit të proceseve, integrimi i qytetit dhe krijimi i kushteve për kthimin e të gjithë të zhvendosurve pa dallim, si dhe organizimi i një konference të përbashkët të donatorëve, ku do të prezantoheshin projekte të përbashkëta për të dyja komunat me interes për qytetarët dhe qytetin në tërësi.

Bahtiri dhe Rakiq janë shprehur të vendosur që t’i çojnë proceset përpara, në mënyrë që të zhvillohet vendi në përgjithësi dhe veriu në veçanti.

Rakiq mes tjerash i dha mbështetje të fuqishme kryetarit Bahtiri për opsionin e tij të zhvillimit ekonomik dhe mirëqenies sociale dhe integruese. /Kosovapress/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here