Bahtiri nuk e pranoi Jahjagën në takim, ja pse…

0

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, e cila është në fund të mandatit të saj, po zhvillon një varg vizitash nëpër komunat e Kosovës. Të mërkurën ajo ka vizituar Vushtrrinë, ku është pritur nga kryetari Bajram Mulaku, si dhe Skenderajn, ku është pritur nga nënkryetari Fadil Nura.

Mirëpo, presidentja Jahjaga nuk vizitoi Mitrovicën, i cili është qyteti më specifik në Kosovë dhe qendër rajonale për Vushtrrinë dhe Skenderajn.

Burime të sigurta të portalit Veriu.info, bëjnë të ditur se presidentja ka qenë e interesuar të vizitojë komunën e Mitrovicës së jugut, por këtë e ka pamundësuar refuzimi i kryetarit Agim Bahtiri, i cili nuk ka pranuar ta presë.

“Kryetari nuk ka pranuar që presidenten Atifete Jahjaga, pasi që ajo nuk po i viziton komunat e veriut të Kosovës. Zyra e presidentes zyrtarisht ka kërkuar që të aranzhohet një vizitë me kryetarin Bahtiri në Komunë, por kryetari e ka refuzuar. Derisa presidentja nuk i viziton komunat në veri të Kosovës dhe vendbanimet shqiptare përtej Urës së Ibrit, Bahtiri nuk do ta pranojë në takim”, ka thënë një burim nga zyra e kryetarit Bahtiri, në kushte anonimiteti për Veriu.info.

Ndryshe, presidentja Jahjaga e kishte vizituar komunën e Mitrovicës para rreth një viti, më 19 shkurt 2015, për shkak të fluksit të migrimit të qytetarëve për në vendet e BE-së.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here