Babai i talentit Arbër Zeneli: “Nëse Shqipëria e fton djalin tim ai thotë PO”

0
Avni Zeneli, babai i futbollistit shqiptar Arbër Zeneli, që luan te Heerenveen, në elitën e futbollit të Holandës, ka thënë se në rast se Shqipëria e fton djalin e tij për të veshur fanellën kuq e zi, atëherë përgjigjja do të jetë Po.
Në një bisedë për portalin Online, Zeneli, ka treguar se janë në pritje të ftesës.  “Po jemi duke pritur ftesë nga De Biasi dhe nga Duka”, thënë ai. Ai ka treguar se Arbëri pëlqehet nga sudezët, por ende Kombëtarja A nuk e ka ftuar. Zeneli ka treguar se bashkë me djalin e tij futbollist janë gëzuar si të gjithë shqiptarët për kualifikimin e Shqipërisë në Evropian. Goli që Arbëri e shënoi javën që shkoi e ka gëzuar babain e tij. Ai ka thënë se Arbëri është përshtatur mirë me futbollin në Holandë, sa do që ka thënë se ka dallime me futbollin në Suedi. babai-a
Arbër Zeneli aktualisht luan për Suedinë U21. Ai është produkt i futbollit suedez, por është shqiptar nga Kosova.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here