Babai i Sokol Mjacajt me lot në sy: Po të kishte vdekur, do të isha më i lumtur

0

Pak ditë pasi Sokol Mjacaj kreu një krim në Prekal të Shkodrës, ku u vranë dy turistë çekë, është rrëfyer edhe babai i tij, FranMjacaj.

Ai thotë se e ka braktisur të birin dhe se e dënon ashpër veprimin kriminal të kryer prej tij.

“Do të isha shumë më i lumtur sikur të kishte vdekur”, ka thënëbabai i Sokol Mjacajt.

Fran Mjacaj thekson se Sokoli nuk ishte mirë që kur kishte dalë nga burgu, duke thënë se dukej sikur ishte me “penallti në kokë”.

Familja Mjacaj jeton në Shkodër në kushte tejet të vështira ekonomike. /Albeu.com/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here