Babai e ka vrarë vajzën e tij në gjum

0

Një burrë mysliman ka pranuar se ka vrarë vajzën e tij 19-vjeçare, pasi policia e ka gjetur duke vjedhur prezervativë, pasi ajo kishte një të dashur gjerman. Familja nuk e pranonte këtë lidhje.

Bashkëshortët janë me origjinë nga Pakistani, dhe janë në gjykim për vrasjen e vajzës së tyre. 41-vjeçarja Shaziara, ka deklaruar se ajo ishte tërësisht në skllavëri të burrit, dhe nuk ka patur mundësi që të shpëtojë të bijën nga bashkëshorti i saj.

Ndërkohë, vajza tjetër Nida, 14 vjeçe, ditën e ngjarjes së tmerrshme ka qenë në shtëpinë e një të afërmi.

Ajo ka dëshmuar kundër dy prindërve të saj, duke thënë se edhe nëna e saj është njësoj si babai. “Mami nuk është skllave, ajo mund të bëjë çfarë të dojë. Ajo shpesh herë më rreh mua. Unë dhe motra ime nuk lejoheshim që të flisnim për të dashurin e saj. Ndërsa babai thoshte se ajo do të martohej në Pakistan”.

Ndërkohë nëna ka mohuar të gjitha duke thënë: “Natën e vrasjes Lareeb pas një debati ka gjuajtur babanë e saj. Kur ajo ishte në gjumë ai shkoi dhe e vrau. Nuk mund të bëja gjë. Jam e sëmurë dhe nuk kisha forcë që të luftoja kundër tij. Doja të bërtisja, por nuk mundja”.

“Lareeb qëndronte jashtë deri natën vone dhe nuk e vendoste perçen. Një ditë na erdhi një letër nga policia, ku thuhej se ajo ishte zënë duke vjedhur kontraceptivë. Aty e kuptuam se ajo ka kryer marrëdhënie seksuale. Kur i tregova letrën bashkëshortit, ai u trondit”, ka shtuar 41-vjeçarja.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here