Aziz Salihu sërish akuzon shtetin se ka punësuar “hajna nëpër ministri”

0

Legjenda e boksit të Kosovës, Aziz Salihu, në një konferencë për media ka treguar edhe një herë që shteti nuk është duke e ndihmuar.

Ai gjatë konferencës së sotme ka deklaruar se ka bërë çdo gjë për sportin e Kosovës pa marrë ndihmë nga askush.
“Kam pritur që pasi te pavarësohemi të bëhet më mirë, kam organizuar turne me mjetet e mija pa marrë ndihmë nga askush, sot ka spiunë në kulmin e sportit, nuk është e mirë ikja që po bëhet pasi pjesë e ikjes janë edhe shumë sportistë”, deklaroi Salihu, raporton Tribuna.

“Sot ka hajna nëpër ministri e departmente të sportit, ka njerëz që nuk kanë lidhje me sport, por i ka dërguar ndonjë komandant aty”, ai shprehu frustrimin duke thënë se për medaljen e tij olimpike do të kujdeset vetë, pasi shtetit nuk po i intereson.

Legjenda e boksit ka bërë apel që shteti të mundohet për rininë dhe ti ndalë ikjet e tyre nga Kosova pasi ata janë e ardhmja e shtetit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here