Azilkërkuesja:na gënjyen,nuk është ashtu siç na premtuan

0

Kushtet që iu premtuan shumë kosovarëve që morën rrugën për në shtetet e Evropës, nuk po u dalin të jenë ashtu si i kishin imagjinuar.

Kështu po ndodh edhe me një kosovare e cila është duke qëndruar në kampin “Kalsruhe” të Shtutgartit në Gjermani.

Duke dashur që të mos i publikohet emri, kjo shtetase kosovare tregon se janë duke jetuar në kushte shumë të rënda.

Ajo, ka dërguar në KosovaPress, edhe disa fotografi që vërtetojnë fjalët e saj, ku shihet mjaftë mirë se shumica prej tyre janë duke bërë gjumin në tokë.

Në këtë kamp, sipas kësaj shtetase kosovare janë duke qëndruar shumë njerëz.

“Afër një mijë persona jemi vetëm në një shatorr. Ka shumë njerëz. Është qendra më e madhe e azilit në Stutgart”, ka thënë ajo për KosovaPress.

Ajo, thotë ta ketë pasur të vështirë edhe të dërgoi këto fotografi, duke mos guxuar as që t’i ruaj në telefon.

Muajve të fundit, një numër i konsiderueshëm i qytetarëve të Kosovës janë duke marrë rrugët për t’u larguar nga Kosova.

Shumica prej tyre po përfundojnë nëpër kampet e azilit në shtete të ndryshme të Evropës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here