Azem Maksutaj: Tajbokserët shqiptarë janë manipuluar dhe kanë shkuar në ISIS

0

Ish-tajbokseri shqiptar Azem Maksutaj ka thënë se janë të manipuluar tajbokserët shqiptarë që kanë shkuar të luftojnë për ISIS-in.

Maksutaj është pyetur nga portali watson.ch për imazhin e sportit të tij, pas dëmtimit të fundit që ka pësuar me publikimin se kampioni botëror i tajboksit, Valdet Gashi është rekrutuar në ISIS. Para Gashit ka qenë edhe tajboksieri tjetër, Bashkim Berisha që ishte bërë i njohur me dhunën e ushtruar jashtë ringut.

Ish tajboksieri i famshëm nuk konsideron se rastet si këto e dëmtojnë sportin e thaiboksit. “Gashi dhe Berisha janë raste të izoluara. Gashin, për shembull, e kam takuar në disa luftëra thaiboksi, ku ishte me familjen, me fëmijët e tij. Ai është një tip i dashur por është manipuluar. Ai thotë se ka shkuar “të ndihmojë vëllezërit e vet në Siri ndërsa i ka braktisur vëllezërit e tij të vërtetë, familjen e tij. Ai është joshur nga djalli”, ka thënë Maksutaj për kolegun e tij më të ri.

Makutaj është me siguri tajboksieri më i suksesshëm shqiptarozviceran. Ai gjatë karrierës së tij aktive tashmë të pëfunduar, ka qenë 14 herë kampion bote. Azemi prej disa vitesh udhëheq një shkollë thaiboksi në Winterthur dhe me shkollën e tij është shumë aktiv në përpjekjet për integrim të të huajve në Zvicër.

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here