Avokatja Artene Ademi -Iseini ka vizituar dy të burgosur në rastin “Kumanova”,ja çfarë ka parë

0

Avokatja Artene Ademi-Iseini, ka thënë në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, se edhe pse me shumë vështirësi, ajo sot ka arritur të vejë kontakt me dy nga të burgosurit në Maqedoni nga “grupi i armatosur” i Kumanovës, të cilët janë në gjendje të rëndë për shkak të dhunës së shkaktuar mbi ta.

“Mbi ta është ushtruar dhunë e tmerrshme fizike. Pas shumë vështirësive teknike sot kam arritur t’i vizitoj dy klientë. Kam arritur të vizitoj Valdet Zekajn dhe Beg Bajrajn. Gjendja e tyre është alarmante. Dhuna fizike e përdorur gjatë arrestimit ka qenë e madhe. Kanë thyerje të dhëmbëve, hematoma në tërë trupin. Tek njëri është bërë një intervenim maksilofacial”, ka thënë ajo.

Ajo thekson se ka kërkuar ndihmë mjekësore dhe se ende nuk është ngritur asnjë aktakuzë.

“Ekziston vetëm dyshimi se kanë kryer vepra penale. Janë bërë shkelje të të drejtave të njeriut. OSBE është informuar për situatën”, tha më tutje avokatja Ademi-Iseni. /Klan Kosova/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here