Avokati shqiptar ia shet Beogradit të dhënat personale të shqiptarëve të Amerikës

0

Para disa vitesh, biznesmeni shqiptaro-amerikan, Hasan Hoti i cili ishte bërë i njohur më herët derisa e mbronte politikanin jugosllav Azem Vllasi kishte themeluar një platformë me televizione shqiptare të quajtur Shqip TV me seli në Chicago, IL.

Nuk kishte vonuar shumë dhe biznesin e tij nuk e kishte shtrirë vetëm tek shqiptarët, ai kishte themeluar edhe kompaninë tjeter të quajtur Bosna TV. Puna e tij nuk kuptohej shumç, në Down Town Chicago kishte hapur zyrat e tij luksoze dhe dita-ditës zgjeronte biznesin e tij. Nëse e shihte ndonjë rrezik nga kompanitë e tjera konkuruese në këtë biznes ai i padiste në gjyq duke u munduar të përdorte  aftësitë e tij në fushën e drejtësisë për të krijuar dëshmi se biznesi i tij po rrezikohej.

Hoti kishte pretenduar të bëhej udhëheqës i komunitetit shqiptaro-amerikan në Illinois dhe kishte marrë pjesë në aktivitetet e komunitetit si njeri përparimtar dhe nacionalist. Mirëpo, e kaluara e tij nuk i krijoi mundësi që të bëhej lider i komunitetit shqiptar në atë shtet.

Kohëve të fundit, Hoti i mbylli zyret dhe u zhduk, nuk duket fare në asnjë veprimtari të komunitetit derisa kompania Shqip TV të cilën e kishte themeluar ai vazhdon të veprojë në disa shtete. Nuk u mor vesh asgjë se çfarë kishte bërë ky biznesmen dhe naiviteti i komunitetit shqiptar kishte arritur deri në atë masë sa nuk e dinin se kush është pronar i platformës shqip TV.

Së pari aferën e tij e bënë të ditur nga Bosna, ata reaguan ashpër kundër Hasan Hotit i cili e kishte keqpërdorur emrin e shtetit të tyre në platformën e tij. Nga Bosna u mor vesh se kjo platformë i ishte shitur biznesmenit Serb Dragan Solak (Shollak) në Beograd.

Dragan Solak në vitin 2002 kishte formuar kompaninë Srbske Kablovske Mreze.d.o.o. të cilën kishte filluar ta shpërndante në të gjitha territoret e ish-Jugosllavisë. Bisedat me kompanitë Shqip TV dhe Bosna TV të cilat i kishte themeluar avokati me prejardhje nga Kosova z. Hasan Hoti  kishin filluar më herët por përmbyllja e marrëveshjes me to kishte ndodhur kah fundi i vitit 2014.

Platforma Shqip TV dhe Bosna TV më nuk janë në pronësi të Hasan Hotit, ato tash kanë pronarin e fuqishëm në Beograd dhe janë shpërndarë edhe në shtetet e ndryshme të Evropës. Nëse i telefonon numrat e telefonit për të porositur paketën e Shqip TV ata të flasin në gjuhën shqipe dhe bindesh se je duke porositur paketën nga një kompani shqiptare.

Hoti e luajti këtë lojë të rrezikshme pa e kuptuar se po e dëmton çdo shqiptar që abonohet në këtë platformë. Të dhënat që njerëzit i japin për këtë platformë janë: Emri dhe Mbiemri, Adresa, Numri i Telefonit dhe xhirollogaria. Në Amerikë ka shumë shqiptarë që kanë vepruar tërë jetën kundër Serbisë dhe akoma akuzat e ngritura kundër tyre janë në Serbi.

Në SHBA lobi serb ka qenë dhe mbetet shumë aktiv. Më herët në këtë shtet kanë qenë shumë aktive organizatat terroriste serbe Ravna Gora dhe Crna Ruka. Poashtu, aktivitetin e tyre e kanë pasur të shtrirë edhe dy organizatat shtetërore Jugosllave UDB-ja (Unutrasnja Drzavna Bezbednost) dhe KOS-i (Kontra Obavestajna Sluzba), fatkeqësisht në këto dy të fundit kanë qenë të involvuar edhe shumë shqiptaro-amerikanë.

Shqip TV, tani me pronar serb vazhdon reklamën e vet. Mirëpo nuk mund të kuptohet se si u mbyll zyra e tyre në Down Town Chicago dhe u hapën të gjitha këto përfaqësi në Evropë, pikërisht në vendet ku edhe kompania Serbia Broad Band i ka zyret e veta.

Kjo është një nga reklamat e kësaj kompanie:

Platforma televizive më e kompletuar
100+ Kanale Shqiptare, internacionale dhe sportive.

Ofertë: Dekoder/Box, dërgesa postare si dhe 30 ditë abonim, janë falas. Nëse jeni të kënaqur, pas 30 ditëve bëni pagesen e abonimit 199.99/12Muaj (USD/EUR/CHF). ShqipTV funksionon kudo që jetoni nëpër botë.

Për abonime, telefono në:
USA/CA: +13129625248
Zvicer: +41433212424
Gjermani: +4932221091476
Austri: +43720883923
Holandë: +31858882128
Suedi: +46101992548
Angli: +442035145564
Itali: +390294755094
Belgjikë: +3278481278
Francë: +33975182440

Po të mos reagonin kanalet televizive nga Bosnja, këtë problem nuk e trajtuan kurrë televizionet shqiptare dhe vazhdojnë të qëndrojnë të heshtur, Sa e rrezikon sigurine e shqiptarëve që janë të ndjekur nga shërbimet serbe, kjo vlen të trajtohet nga analistet e sigurisë kombëtare.

Në hulumtimet e deritanishme, është bërë e ditur se ligjërisht kompania e Dragan Solak-ut ka në pronësi televizive Shqip TV dhe Bosna TV. Të dhënat peronale të mijëra shqiptaro-amerikanëve tani zyrtarisht gjenden në Beograd./Albanian American Vision/

Gsan Hoti

Dragan solak

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here