Avokati nga Kenia ofron 50 lopë, 70 dele dhe 30 dhi që të martohet me vajzën e Obamës

0

Një avokat nga Kenia i ka ofruar Presidentit të SHBA-ve Barack Obama një numër lopësh, delesh e dhishë në këmbim të dorës së vajzës së tij adoleshente për martesë.
Felix Kiprono ka thënë se interesimi për 16 vjeqaren Malia i ka lindur në vitin 2008 dhe ka bërë me dije se nuk ka shikuar femër tjetër, me qëllim që t’i qëndroj besnik dashurisë së tij.
Avokati, mosha e të cilit nuk është zbuluar, ka thënë se ai do t’i japë Presidentit të Shteteve të Bashkuara 50 lopë, 70 dele dhe 30 dhi nëse ai lejon që të lidhë kurorë me vajzën e tij.
Duke folur për gazetën Nairobiane, Kiprono ka thënë se e ka edhe mbështetjen e familjes për këtë martesë. Ai ka treguar se si është duke e hartuar një letër si ofertë që ka planifikuar të ia dorëzojë ambasadorit amerikan në Kenia për presidentin Obama.
Kiprono gjithashtu ka kërkuar që Malia t’i bashkohet presidentit Obama në vizitën e tij të ardhshme në Kenia.
Ai i ka thënë gazetës se nuk ishte vënë pas parave të Obamës dhe se dashuria e tij ishte e vërtetë – duke shtuar se ata do të të çojnë një jetë të thjeshtë si burr dhe grua.

Deri tani nuk ka patur ndonjë koment nga Shtëpia e Bardhë, apo familja Obama.

Barack-Obama

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here