Avokati i Shqipërisë: “Do t’i marrim tri pikë”

0

Shqipëria do të marrë tre pikë në tavolinë për incidentin që ndodhi në Beograd më 14 tetor. Kjo është bindja e avokatit që përfaqësoi Shqipërinë në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë gjatë seancës gjyqësore më 17 prill.

Bindjen e tij, avokat Artan Hajdari e mbështet në dy argumente të fuqishme, dëshminë kontradiktore të kapitenit serb, Ivanoviç, dhe faktit faktit që arbitri i ndeshjes Atkinson, delegati apo zyrtarët e UEFA-s nuk kishin një vendim të prerë për rifutjen në fushë të ekipit tonë.

“Shanset i kemi të mëdha për të marrë tri pikët nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv. Beteja është e hapur, argumentet e palës shqiptare ishiin të forta, koherente dhe shpresoj që të merren prasysh nga gjykata. Shqipëria në ndeshjen në Beograd ka qenë në kushtet e një nevoje ekstreme për vetëmbrojtje dhe nuk mund dot të dilte në fushë. Përsa i përket Ivanoviçit, nuk ishte koherent në dëshminë e tij para trupit gjykues dhe shpresoj që do të merret në konsideratë. Një nga dëshmitë e debatueshme është ajo e raportit të arbitrit dhe ajo që është fiksuar në raportin e delegatit, të cilët nuk kishin një vendim të prerë për rifutjen në fushë të ekipi tonë”, ka deklaruar ai.

Ndërsa presidenti Armand Duka ka theksuar faktin që Shqipëria ka denoncuar sërish racizmin ndaj shqiptarëve n Serbu, i cili nëse do të merret në konsideratë nga KAS, Serbia rrezikon edhe përjashtim nga Eliminatoret.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here