Avokati i shoferit të autobusit të aksidentuar në Kroaci: Ai nuk ka thënë asnjëherë se e ka zënë gjumi

0

Avokati i shoferit që shkaktoi aksidentin të dielën në Kroaci, Igor Cisper, ka folur para mediave, pasi Gjykata e Sllavonski Brod ia ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh.

Cisper tha se ka arritur të flas shumë pak me shoferin dhe sipas tij, ai asnjëherë nuk ka thënë se e ka zënë gjumi gjatë vozitjes.

“Kam arritur të flas me të shkurtimisht, ai është i penduar që e gjithë kjo ka ndodhur, dhe ne do të shohim më tej”, tha ai, duke deklaruar se sipas informacionit të tij, “shoferi nuk ka thënë asnjëherë se e kishte zënë gjumi”.

I pyetur nëse i kishte thënë çfarë kishte ndodhur, avokati Cisper tha “ai më tha, por unë do ta mbaj për vete”, raporton media kroate HRT.

Sot, shoferit të autobusit nga Kosova, që është aksidentuar të dielën në Sllavonski Brodt të Kroacisë, i është shqiptuar masa prej 30 ditësh paraburgim.

Autoritetet kanë thënë se ky vendim është marrë për shkak të rrezikut të arratisjes së këtij personi.

Si pasojë e aksidentit të së dielës, kanë vdekur 10 persona dhe mbi 40 të tjerë janë plagosur.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here