Avokati i Popullit: Do t’i promovoj LGBT-të dhe shaminë në shkolla

0

I sapozgjedhur në krye të institucionit të Avokatit të Popullit, Hilmi Jashari, ka thënë se do t’i promovojë LGBT-të dhe shaminë në shkolla. Ai ka folur në KTV-së për planet në mandatin e tij. Ai ka kërkuar më shumë bashkëpunim me Kuvendin e Kosovës, dhe institucionet publike për të adresuar shkeljet e të drejtave të njeriut. “Të drejtat e personave LGBT duhet t’i promovojmë më shumë, sepse në këtë mënyrë edhe mund t’i mbrojmë. Gjithashtu, Kushtetuta dhe as Ligji për Arsimin nuk e ndalon bartjen e shamisë në shkollë, kështu që ndalesat aktuale janë shkelje e të drejtave të njeriut”, ka thënë Jashari. Sipas tij, në mandatin e kaluar ka pasur tejkalim të kompetencave dhe ky institucion nëpërmjet Sami Kurteshit është marrë edhe me çështje politike.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here