Avokatët e pezullojnë bojkotin, minatorët ndërpresin grevën, arsimtarët nuk heqin dorë nga greva

0

Oda e Avokatëve të Kosovës deklaron se do të pezullohet përkohësisht vendimi i Këshillit Drejtues të OAK’ut, i datës 05.01.2019 për bojkotin e punës.

“Kjo pasi që KGJK ka shfuqizuar rekomandimin e datës 28.12.2018 dhe urdhëresave të tjera në tërë territorin e Republikës së Kosovës”

“Ky pezullim do të zgjasë për periudhën kohore prej 30 ditësh brenda të cilës periudhë kohore OAK dhe KGJK do të arrijnë marrëveshje lidhur me kërkesat që do të dakordohen bashkarisht”, shkruhet në komunikatën e dërguar nga OAK.

Minatorët e Trepçes kanë ndërprerë grevën e cila ka filluar javën e kaluar.

Kryetari Sindikatës së Trepçes, Shyqri Sadiku, tha për Klan Kosovën se pas takimit që kanë mbajt me Ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, vendosën të ndërprenë grevën

“Në takimin që patëm me Ministrin e Zhvillimit Ekonomik na u premtua që do të realizohen kërkesat e tona”, tha Sadiku.

Më tej ai shtoi se nëse premtimet nuk përmbushen greva do të vazhdojë përsëri.

Edhe pas deklaratës së kryeministrit Ramush Haradinaj se do të mundohen të plotësojnë kërkesat e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, këta të fundit, paralajmërojnë se nuk do të heqin dorë nga greva e paraparë të nis më datën 14 janar.

Kjo sipas tyre do të ndodhë derisa të ngritën për 30 për qind të gjithë koeficientet në arsim nga çerdhet e deri tek universitetet.

Në një intervistë për RTV21, Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Rrahman Jasharaj, ka thënë se greva do të filloj me 14 janar.



PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here