Avni Ukshini njofton se largohet nga Vetëvendosje

0

Avni Ukshini, koordinator i lëvizjes Vetëvendosje për fshatrat e Rekës së Keqe në Komunën e Gjakovës, përmes një komunikate ka njoftuar se i ka dhënë fund aktivitetit të tij në këtë subjekt. Sipas tij, shkak për të ardhur deri te një hap i tillë janë bërë veprimet e fundit të këtij subjekti.

“Aktivitetet e fundit që u morën nga Kryesia e lartë e LVV-së për marrje të pushtetit me dhunë…bien ndesh me kontributet e familjes time për Kosovën. Pushteti nuk merret me dhunë si po protendojnë disa lider të LVV-së, duke u thirrë në emer të kombëtarizmit të rrejshem, duke luajtur me ndjenjat e disa qytetarëve që po i përdorin ata si mjet për kapjen e shtetit drejt shkatërrimit të instuticioneve të Kosoves. Pushteti fitohet duke iu përkushtuar punës me sinqeritet dhe duke iu bërë vizita popullates, duke i parë sa më afer vuajtjet dhe kërkesat e tyre, që me pas nga ana e deputetevë të LVV-së, problemet të ngrihen në Parlament, që ato të zgjidhen nëpermjet intuticioneve legjitime të Kosovës”, ka shkruar ai. “Unë gjithmonë e kam cekur se nuk pretendoj kurrë me ardhë në pushtet përmes protestave duke e sakrifiakur qytetarin tim, sepse nuk më vyen ai pushtet, duke i sakrifikuar qytetaret e mi, se boll jemi dëmtuar që një shekull nga armiqtë e huaj. Prandaj unë e pashë shumë të arsyeshme në përputhshmeri me interesin kombetar që të ndërpres të gjitha aktivitetet e mia në këtë organizatë”. Sipas tij, drejtuesit e këtij subjekti kanë bindje staliniste, çka sipas tij, prej një sistemi me botëkuptim të tillë shqiptarët kanë vuajtur afër gjashtëdhjetë vjet dhe se akoma edhe sot ndihen pasojat.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here