Avioni i Merkelit pëson defekt në fluturim, detyrohet të bëjë ulje emergjente

0

Avioni i kancelares gjermane Angela Merkel u detyrua të bënte një ulje emergjente në Këln, jo shumë kohë pasi u nis për në samitin e G20-ës në Argjentinë. Sipas mediave ndërkombëtare, avioni i shefes së qeverisë gjermane ka përjetuar “probleme elektronike” në mes të fluturimit.

Aeroplani i Merkelit, i quajtur “Konrad Adenauer”, duhej të ndalonte pas vetëm një ore në fluturimin prej 15 orësh drejt Buenos Aires, pasi përjetoi “mosfunksionim teknik”.

Aeroplani i profilit të lartë u kthye kur ishte në territorin e Holandës dhe bëri një ulje emergjente në Këln.

Gordon Repinski

@GordonRepinski

Die Feuerwehr erwartet die in Köln gestrandete Kanzlerin. Jetzt warten auf die Ersatzmaschine. @RNDnewsroom

Fotografitë nga vendi i ngjarjes tregojnë automjetet zjarrfikëse me dritat e tyre të ndezura duke pritur avionin në aeroport. Një avion zëvendësues është dërguar në Këln nga Berlini për të marrë kancelaren gjerman dhe delegacionin e saj të bllokuar.

Mbetet e paqartë nëse vonesa do të ndikojë në orarin e Merkel për në samitin e G20, i cili fillon të premten. Merkel pritet të takojë presidentin rus Vladimir Putin për të diskutuar mbi Sirinë dhe Ukrainën, përfshirë incidentin e fundit në ngushticën Kerç, që mund të çojë botën në një konflikt të ri të armatosur.

Problemet në avionët A340 të qeverisë shkaktuan gjithashtu kaos me udhëtimet për presidentin gjerman Frank-Walter Steinmeier gjatë disa vizitave të tij diplomatike këtë vit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here