Avdija, Cahani dhe Prenga, dekretohen gjeneral brigade

0

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, dhe njëkohësisht Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, ditën e djeshme ka dekretuar tre gjeneralë brigade. Sipas propozimeve të bëra nga ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, kolonelët Vladimir Avdija, Nazmi Cahani dhe Dedë Prenga, në bazë të profesionalizmit maksimal të treguar gjatë karrierave të tyre të gjata ushtarake, merituan gradën e lartë ushtarake të gjeneralit.
“Ky veprim i Presidentit të Republikës vjen në një moment kyç për Forcat e Armatosura. Tre ushtarakët e dekretuar si gjeneralë brigade janë personalitete me kontribute të spikatura në Forcat e Armatosura si brenda dhe jashtë vendit. Gradimi i tyre erdhi pas një procesi jo vetëm ligjor e transparent, por dhe të nevojshëm për vazhdimin e përmirësimit të aftësive operacionale dhe konsolidimit të strukturave tona ushtarake”, – sqaron Ministria e Mbrojtjes.
Të njëjtat burime sqarojnë se gjatë gjithë procesit për dhënien e gradës madhore për gjeneralët Avdija, Cahani dhe Prenga, midis institucioneve të përfshira ka pasur një frymë korrekte bashkëpunimi. “Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura përshëndesin maturinë e treguar në marrjen e këtij vendimi në këtë moment kyç nga të gjithë aktorët dhe faktorët e përfshirë ndërsa refuzojnë të bëhen pjesë e debatit të ndërtuar mbi spekulime për ushtarakë me kontribut të spikatur”, – vijon reagimi i Ministrisë së Mbrojtjes i cili vjen pas publikimeve në media për një refuzim të gradimit të këtyre ushtarakëve./Shekulli/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here