Avancimi i sistemit të Noterisë, shërbime më të mira për qytetarët

0

Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi ka pritur sot në takim Drejtorin e projektit zviceran për mbështetje të sistemit noterial të Kosovës, Michel Marlot.

Ministri Kuçi sipas një njoftimi nga Ministria e Drejtësisë pasi foli për punët që janë bërë në fuqizimin e sistemit noterial në Kosovë, theksoi vullnetin për të bashkëpunuar më tutje në ofrimin e shërbimeve sa më të mira dhe më profesionale për qytetarët.  Qëllimi i Ministrisë së Drejtësisë është që, Republika e Kosovës të ketë një sistem të noterisë të  krahasueshëm me shtetet e rajonit dhe të BE-së, sidomos pas anëtarësimit të saj me të drejta të plota në Unionin Ndërkombëtar të Noterëve.

Në këtë takim u diskutua për efektin që sistemi noterial i ka sjellur sistemit të drejtësisë, në veçanti në punën e gjyqësorit, duke liruar këta të fundit nga disa përgjegjësi që kanë pasur deri me tani. Gjithashtu u diskutua për mundësitë e avancimit të mëtutjeshëm të sistemit të noterisë përmes plotësimit dhe ndryshimit të ligjeve por edhe rritjen e zbatimit në praktikë të legjislacionit. 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here