Autostrada “Ibrahim Rugova”së shpejti jipet me koncesion

0

Një hap i tillë është bërë publik nga ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, pas takimit të mbajtur me homologun e tij nga Shqipëria, Edmond Haxhinasto.

Të dy ministrat kanë thënë të jenë pajtuar që të koordinojnë punët në lidhje me marrjen e fondeve për ndërtimin e hekurudhës që lidh dy vendet.

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës të Shqipërisë, Edmond Haxhinasto, ka thënë se qeveria shqiptare do të bëjë të gjitha përpjekjet për ndihmuar Kosovën të integrohen në të gjitha organizatat ndërkombëtare që lidhen me transportin dhe hekurudhën.

Palët në takim u pajtuan që të shikojnë mundësinë për të kthyer sërish në funksion, linjën ajrore Prishtinë-Tiranë.

Haxhinasto ka zhvilluar një takim pa praninë e medieve edhe me kryeministrin Isa Mustafa.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here