Autoritetet turke ndalojnë çasjen në Twitter, YouTube dhe Facebook

0

Autoritetet turke e kanë bllokuar qasjen në Twitter, YouTube dhe Facebook për shkak të publikimit të fotografive të Prokurorit të cilin javën e kaluar në Stamboll e rrëmbyen dhe e vranë militantët, është njoftuar sot në faqen e së përditshmes turke “Hurriyet”.
Një numër i madh i ofruesëve kryesorë turq të shërbimit të internetit do ta respektojnë ndalesën deri pasdite, ka konfirmuar zyrtari turk pas ankesave të përhapura rreth problemeve me qasje në faqet e këtyre rrjeteve sociale.
Tayfun Acarer, kreu i Autoritetit të Informacionit, Komunikimit dhe Teksnologjisë, i ka thënë “Hürriyet” se ndalesa për Facebook-un është hequr pasi ky rrjet shpejt ka ardhur në pajtueshmëri me vendimin e gjykatës.
Sekretari i Përgjithshëm i Unionit të ofruesit të internetit, Bulent Kent ka thënë për “Hurriyet” se “procesi vazhdon,” dhe pritet që së shpejti të gjithë ofruesit të respektojnë ndalesën.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here