Autobusi përplaset me veturën në Çallapek, 1 i vdekur e 19 të lënduar

0

Një 37 vjeçar i vdekur dhe 19 të plagosur, përfshihen në bilancin e një aksidenti masiv që ka ndodhur në aksin rrugor, që lidh Prishtinën me Ferizajn, në Kosovë.

Aksidenti, ku janë përfshirë një veturë dhe një autobus ka ndodhur gjatë mbrëmjes në fshatin Çallapek.  

“Rreth orës 18:00 në rrugën Prishtinë- Ferizaj më saktësisht në fshatin Çallapek ka ndodhur një aksident trafiku mes një autobusi dhe një veture, ku lëndime trupore kanë pësuar 19 persona, njëri nuk ka arritur të përballoj plagët e aksidentit dhe ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor. Personat e tjerë janë dërguar për tretman mjekësor. Bilanci është 1 i vdekur dhe 19 të lënduar. Trupi i viktimës B.M mashkull 37 vjeç është dërguar për obduksion ndërsa shoferi i autobusit në komisariat”, sqaron policia e Kosovës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here