Autobusi godet biçikletën, vdes biçiklisti, lëndohet rëndë pasagjeri i tij

0

 

Në fshatin Korishë të Prizrenit është arrestuar një shofer autobusi pasi që derisa ishte duke drejtuar autobusin me targa vendore nga pakujdesia-tejkalimi e ka goditur biçikletën të cilën e drejtonte një qytetar. Goditja në këtë rast ka qenë vdekjeprurëse pasi ngasësi i biçikletës për shkak të lëndimeve ka vdekur, ndërsa lëndime të rënda ka pësuar edhe pasagjeri në biçikletë të viktimës, i cili për shkak të lëndimeve dërgohet në QKUK për tretman mjekësor. Sipas një njoftimi të policisë së Kosovës të lëshuar sot, me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari dërgohet në burg.

Ndërkohë dje Policia e Kosovës e ka marrë lajmin nga familjarë të një këmbësori të lënduar në Polluzhë të Drenasit me 4 tetor, se ai ka vdekur në QKUK më 8 tetor ndërsa me 9 tetor ishte varrosur në fshatin e tij. Në lidhje me këtë njoftim prokurori ka kërkuar që të njoftohet zyrtarisht nga Klinika e Ortopedisë për shkakun e vdekjes së këmbësorit. Ky këmbësor ishte goditur nga një automjet kombi.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here