Austria midis të kaluarës dhe së tashmes

0

Marrëdhëniet austro – ruse kanë përbërë një konstante të skenarit gjeopolitik të Evropës Qendrore qysh nga shekulli i XVIII-të. Në kohërat në të cilat Austria ishte pjesë e Perandorisë së Shenjtë Romake të atëhershme, marrëdhëniet midis dy kurorave perandorake (ajo e Carëve dhe ajo e shtëpisë së Habsburgëve) qenë qendrore në ndërtimin e një barriere kristiane ndaj ekspansionit të Perandorisë Otomane drejt verilindjes dhe veriperëndimit. Në dëshmi të faktit sesa strategjike në nivel territorial qenë konsideruar këto marrëdhënie nga ana e Kurorës së Habsburgëve, duhet kujtuar se lajmet e para me karakter etnografik lidhur me popull rus erdhën në Europën perëndimore në shekullin e XVI-të falë “Rerum Moscoviticarum Commentarii”, veprës e diplomatit perandorak Sigmund Von Heberstein, i cili qe dy herë Ambasador i Perandorisë së Shenjtë Romake në Rusi.

Për pasojë, është interesante të vërehet sesi qysh nga kohërat e Von Heberstein në planin ideal dhe shpirtëror të dy kurorat qenë të bashkuara jo vetëm nga interesa strategjike, por edhe nga korrelacioni i ngushtë i markës tradicionale midis pushtetit politik dhe pushtetit religjioz. Termi sllav “Car” buron në fakt nga fjala latine “Caesar”, i përdorur kështu për të treguar një monarki të markës perandorake në kuptimin mesjetar të termit. Tri shekuj më vonë një unitet ideal i tillë merr limfë të re në kuadër të luftërave napoleoniane, kur qe Car Aleksandri i I-rë ai që u bë promotor i asaj Aleance të Shenjtë që përfshinte edhe Austrinë e Prusinë dhe detyra e së cilës, me mundjen e Napoleonit, ishte ai që të parandalonte rishfaqjen e vatrave të zjarrit me karakter antimonarkik në Europën perëndimore, duke shërbyet si digë e një blloku mitteleuropian të konsiderueshëm. Në vulosje të shenjtërisë të një misioni të tillë, qysh nga dyvjeçari 1806 – 1807, kishte ardhur në ndihmë pozicioni i Kishës Ortodokse Ruse, nga ana e së cilës Bonaparti ishte paraqitur shpesh si Antikrishti. Një afërsi ideologjike e tillë midis Rusisë dhe Austrisë zgjati në mënyrë domethënëse deri në përfundim të revoltave të vitit 1848.

Nga gjysma e dytë e shekullit të XIX-të, pulsionet pansllaviste të Perandorisë Rusë, që minonin themelet substanciale e Perandorisë Austro – Hungareze, hapën një periudhë armiqësie jo e vazhdueshme midis dy vendeve që përfundoi vetëm në përfundim të konfliktit të dytë botëror, kur Austria u nda në katër zona influence (amerikane, franceze, angleze dhe sovjetike), për ta rifituar plotësisht sovranitetin e saj në vitin 1955. Qe atëherë që marrëdhëniet midis dy vendeve (Austrisë demokratike dhe Bashkimit Sovjetik) rifituan kuotë, kësaj radhe me një fill drejtues në aspekte të caktuara diametralisht i kundërt me atë që kish karakterizuar shoqërimin e një shekulli më parë, duke qenë se kundërvënien ndaj liberalizmit e zëvendësoi si lidhës socializmi. Qysh nga viti 1945, Kancelari i parë i Austrisë së çliruar nga nazistët qe në fakt socialisti Karl Renner, i cili gëzonte favorin e Stalinit dhe për këtë vetëm pas pak muajsh i njoh si qeveritar legjitim nga forcat aleate.

Pikërisht Karl Renner qe njëri prej liderëve të korrentit të ashtuquajtur “austromarksist”, i formuar në fuçinë e barutit kulturore të Perandorisë Austro – Hungareze, që zhvilloi në brendësi të Partisë Socialdemokrate (SPO) një vizion të socializmit të vetin dhe autonom që tentonte të realizonte një sintezë midis respektit të vetëvendosjes së komuniteteve etnike lokale dhe konceptit të shtetit kombëtar. Një pozicion i tillë terciar mendimi respektivisht pozicioneve politike dominuese në nivel global (austromarksistët i kundërviheshin fuqimisht kritikë së interesit kombëtar si “stratagjemë borgjeze”), në brendësi të botës politike austriake gjithsesi nuk qe ekskluzive e frontit socialist. Mjafton të përmendet këtu figura e Julius Raab, Kancelar i Partisë Popullore Austriake (OVP) nga viti 1953 deri më 1961 dhe më parë anëtar i qeverisë së Engelbert Dollfuss (1934-38). Në vitin 1955, Raab u bë promotor Komisionit të Përbashkët të Çmimeve dhe Rrogave, një rievokim i qartë i mendimit kooperativist, që ishte pikërisht në bazën e ekzekutivit Dollfuss, por edhe, siç dihet, i doktrinës ekonomike fashiste. Dhe pikërisht në një perspektivë bashkëpunimi konsociativ dhe korporativ, në ndryshim nga vendet e tjera europiane, Austria u karakterizua në periudhën e pasluftës për një koalicion midis dy forcave politike kryesore (socialiste dhe popullore) që deri në vitet Gjashtëdhjetë prodhoi qeveri uniteti kombëtar që i paraprinë nacionalizimit të pjesëve industriale strategjike dhe ndërtimit të një sistemi modern të përkrahjes sociale.

Si karakteri terciar i tillë, ashtu edhe prania e një partie socialiste të fortë si SPO-ja, patën një rol jo dytësor në përcaktimin e qëndrimit të Austrisë gjatë Luftës së Ftohtë. Me 26 tetor të vitit 1955, një ditë pas braktisjes së territorit austriak nga ana e trupave të fundit aleate, Parlamenti miratoi në fakt neutralitetin e vendit, që është akoma sot pjesë e së drejtës ndërkombëtare. Ky qe një sukses i diplomacisë së Moskës, që me perëndimin përfundimtar në vitin 1950 të tentativës së përfshirjes të vendit në orbitën e saj me mbështetjes së socialistëve dhe komunistëve, shmangu në këtë mënyrë një “Gjermani të re” të kontestuar midis bllokut atlantik dhe atij sovjetik. Që ndjenja e pavarësisë respektivisht aktorëve kryesorë gjeopolitike ndjehej realisht nga klasa drejtuese austriake përfaqësohet mjaft mirë nga fakti që 26 tetori akoma sot shënohet si ditë feste.

Nga fundi i viteve Tetëdhjetë, me zvogëlimin progresiv të presionit të Moskës nga lindja për ruajtjen e një pozicioni neutraliteti të ngurtë, u ripropozua çështja e një hyrjeje të vendit në Komunitetin Europian, që u formalizua së fundmi në vitin 1995 dhe, me disa përjashtime në krahun e majtë të SPO-së, i mbështetur transversalisht në vite nga forcat politike qeveritare. Një integrim i vendit në NATO, opsion ky i parë duke filluar nga vitet Gjashtëdhjetë që panë fundin e qeverive të koalicionit me favor nga popullorët e OVP-së dhe i kundërshtuar nga socialdemokratët e SPO-së. Roli i SPO-së në raportet me Bashkimin Sovjetik do të meritonte një trajtim më të thelluar, por mjafton të përmendet sesi në vitet Pesëdhjetë e Gjashtëdhjetë partia dyshohej shpesh për neglizhencë nga ana e inteligjencës sovjetike.

Qëndrime të tilla qëndruan thelbësisht të pandryshuara deri në fillimin e viteve Dymijë. Ngjarjet pësuan një përshpejtim me luftën në Bosnje – Hercegovinë, që e panë Austrinë të nënshkruajë dokumentin Partnership for Peace (1995) për të dërguar më pas trupat e saj në mbështetje të kontingjenteve të NATO-s në Ballkan dhe sërish në vitin 1999 në Kosovë. Në korrik të vitit 2002, Presidenti austriak Thomas Klestil takoi sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Lordin Robertson, takim që i parapriu dërgimit të trupave austriake në mbështetje të kontingjentit atlantik në Afganistan. Në qershor të vitit 2011 u regjistrua vizita zyrtare e Anders Fogh Rasmussen (Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s) në Vjenë. Së fundmi, politikisht domethënës ka qenë procesi i vlerësimit i zhvilluar nga 21 deri më 30 maj të vitit 2013 në bazën Allentsteig, ku funksionarë të NATO-s kanë mbikëqyrur nivelin e përgatitjes së trupave të destinuara për projektin PfP për të verifikuar nëse qenë apo jo në përputhje më standardet e aleancës për projektin EURAD13. Nga ana tjetër, është mirë të thuhet, se nga njëra anë shërbimet e inteligjencës sovjetike patën për Austrinë një interes të veçantë, nga ana tjetër, megjithëse jashtë NATO-s, sot vendi ka në territorin e saj dy baza ushtarake amerikane: bëhet fjalë për Neulengbach dhe Konigswarte, të drejtuara e të koordinuara nga Komanda e Përgjithshme Amerikane e National Security Agency në Fort Meade (shteti Maryland) dhe të organizuara në bashkëpunim me shërbimet sekrete britanike, kanadeze, australiane dhe neozelandeze.

Procesi i integrimit evropian nuk i ka ndërprerë marrëdhëniet e Austrisë me Federatën Ruse. Përkundrazi. Sipas një analisti të The Jamestown Foundation, austro – amerikanit i ndjerë Roman Kupchinsky, edhe pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, Austria ka mbetur një prej pikave nyje të parapëlqyera nga inteligjenca e Moskës aq sa, sipas po të njëjtit autor, SVR-ja (shërbimi i inteligjencës së jashtme ruse) do ta kishte pikërisht në Vjenë zyrën më të rëndësishme të saj në Europë. Megjithatë, ajo që është e qartë është pikërisht prania në Austri e kompanive të shumta të lidhua me tregun e mallrave dhe të lidhura me kompaninë shtetërore ruse Gazprom. Pikërisht pjesa energjetike është qendrore në asetin aktual të marrëdhënieve tregtare midis Austrisë dhe Rusisë. Me 24 prill të vitit 2010, kompania me pjesëmarrje shtetërore OMV, e para ndër kompanitë e vendeve europiane që ka nënshkruar marrëveshje tregtare me Bashkimin Sovjetik në vitin 1968, nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi me Gazpromin për ndërtimin e pjesës austriake të South Stream, ndërsa me 29 prill, tashmë në kulm të krizës ukrainase, Gerhard Roiss, CEO-ja i OMV-së, nënshkroi me Gazpromin një memorandum që parashikonte pjesëmarrjen e kompanisë ruse në Central European Gas Hub, i ndodhur në komunën e vogël Baumgarten, në shtetin e federuar të Burgenlandit. Një vend pothuajse simbolik: i qeverisur nga viti 1964 prej eksponentëve të SPO-së, i ndodhur në kufi me Hungarinë, vend të cilit i mbante një minorancë etnike domethënëse, Burgenlandi qe në vitet e “Perdes së Hekurt” domethënës nga pikëpamja strategjike.

Lag nga të përfaqësuarit një akt nënshtrimi, marrëveshja midis OMV-së dhe Gazpromit futej në një logjikë konvenience reciproke. E varur për 60 përqind të furnizimeve me gaz të ardhura nga Federata Ruse, OMV-ja kishte nisur në vitin 2012 një projekt për të nxjerrë nga nga brigjet rumune në Detin e Zi nëpërmjet një partneriteti midis Petromit (kompani rumune e kontrolluar me mazhorancë nga OMV-ja) dhe Exxon Mobil. Në këtë mënyrë, atëherë kur South Stream do të shihte dritën e diellit, OMV-ja paradoksalisht do të mund të përdorte infrastrukturat e realizuara me bashkëpunimin e Gapromit për ta reduktuar varësinë e saj nga tregu rus, siç vërehej edhe nga New York Times në një artikull të 22 korrikut.

Duke parë sekanrin, nuk befason kështu fakti që në muajin dhjetor, edhe në vijim të shpalljes nga ana e Presidentit rus Vladimir Putin e ndërprerjes së projektit South Stream, Werner Faymann, Kancelari austriak nga radhët e PSO-së, është pozicionuar ngurtësisht si kundër sanksioneve ndaj Rusisë (17 dhjetor), ashtu edhe kundër Traktatit Transatlantik të Shkëmbimit të Lirë (TTIP)(18 dhjetor), që parashikon një integrim midis tregut evropian dhe atij veriamerikan. Për sa i përket TTIP-së, Faymann ka shpjeguar sesi Austria nuk synon të miratojë një konçension privilegjesh për shumëkombëshet amerikane, ndërsa për sa u përket sanksioneve, Kancelari ka afirmuar se Bashkimi Evropian nuk duhet të jetë “një version me rroba civile i NATO-s”.

Një deklaratë e tillë, më shumë sesa e para, është domethënëse pari përfaqëson jo vetëm një pozicion pastërtisht praktikisht, por sidomos edhe ideologjik (për refuzimin e një traktati jashtëzakonisht liberisto-tregtar) respektivisht raporteve të Vjenës me Aleancën Atlantike, që siç e kemi parë nga mesi i viteve Nëntëdhjetë, ka evoluar në një kreshendo substanciale. Një pozicionim i tillë demonstron sesi Austria, megjithëse sot e integruar në kontekstin e Evropës komunitare, është akoma e gatshme që të kthehet e të luajë, në rast nevoje, një rol autonomie, terciariteti dhe alternimi në kontekstin politik evropian. Një mundësi kjo që, respektivisht vendeve të tjera europiane, përveçse nga e drejta ndërkombëtare, derivon edhe nga një prani ushtarake e huaj në territorin e saj. Kështu që në kuadër të momentit aktual të kritikueshmërisë së fortë në raportet midis Federatës Ruse, Bashkimi Evropian dhe NATO-s, Austria mund të përfaqësojë një kushinetë në gjendje që të zbusë në gjirin e Evropës e pozicioneve atlantiste më intransigjente, duke përfaqësuar kështu për Moskën një partner potencial të dorës së parë edhe për vitet në vazhdim dhe, duke parë historinë e gjatë të saj, një pikë referimi strategjike për panoramënmitteleuropiane.

Bota.al

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here