Aurora Duraku: Dua ta përfaqësoj Kosovën në shtete të ndryshme dhe të bëj sfilatë në “Viktoria Secret”

0

Modelja e re Aurora Duraku do ta konsideronte sukses për veten e saj në rast se do të arrinte të bënte dy gjëra: ta përfaqësojë Kosovën në shumë shtete si dhe të bëjë sfilatë në “Viktoria Secret”.

Në një intervistë ajo tregon që në të ardhmen do që të shkollohet për kontabiliste. Tregon se si i pëlqen të lexojë romane dhe atë nga autorë me nam.

Ajo ka folur për pjesëmarrjen e saj në aktivitete të ndryshme të modës, ka treguar se si i pëlqejnë disa nga modelet ndërkombëtare.

 

Kush është Aurora jashtë fushës së modës?
Një vajzë e thjeshtë dhe e shoqëruar. Vijoj mesimet ne Drejtimin Ekonomik dhe hobi im është modelimi.

Pse keni zgjedhur të merreni me modelim?


Arsya pse kam zgjedhur te merrem me modelizëm është se më ka pëlqyer shumë dhe se kam afinitet për modelizëm, jam e gjatë 1.78 . Që nga fëmijëria kam pasur dëshirë të jem modele e pëlqyer dhe pas një kohe, me ndihmën e familjes dhe të tjerëve që insistonin se unë isha një modele e lindur, fillova ta pëlqeja këtë profesion edhe më shumë.

 

Në sa ngjarje të modës keni marrë pjesë?
Pasi që është vetëm fillimi, apo mund të them hapat e parë, që kam filluar të merrem me këtë aktivitet, gjatë dy muajve kam bërë reklama të ndryshme, sfilata, panaire , organizime të ndryshme nga Agjensitë e modës . Gjatë muajve në vazhdim është java e modës “Kosova Fashion Ëeek”dhe shumë sfilata të tjera, ku do të marrë pjesë.  

Cili është suksesi juaj më i madh deri më tani?
Është pak heret të flas për suksese të mëdha, sepse sapo kam filluar, por ëndërroj suksese të mëdha.

Cili është suksesi që dëshironi ta arrini?
Suksesi që dëshiroj të arrij është ta përfaqësoj Kosovën në shumë shtete të botës, si dhe të bëjë sfilatë në “Viktoria Secret”.

A keni ndonjë idol?
Po sigurisht ka shumë modele jashtë Kosovës që inspirohem nga to.

A do ta ndërronit Prishtinën me një qytet tjetër?
Jo.  Prishtina është një vend mjaft i bukur dhe s’do ta ndërroja me asnjë vend tjetër.

Cilin drejtim keni dëshirë ta studioni?
Mendoj të vazhdoj studimet në Fakulltetin Ekonomik, Drejtimi Kontabilitet.

A ju pëlqen leximi dhe ai kushtoni kohë?
Po më pëlqen shumë të lexoj, jam shumë e pasionuar pas romanev , më pëlqen të lexoj librat e autorëve me nam.

Cili është mashkulli ideal në mendjen tuaj?


Për moshën që e kam se kam menduar njëhere se si mund të jetë mashkulli ideal.

Cilat janë planet tuaja në të ardhmen?

Pos shkollimit që është primar, kam shumë plane edhe për fushën e modelizmit që nuk dua t’i zbuloj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here