Atyre që e mposhtën vdekjen

0

FIDAN ADEMI

Vdekja është brenga më e frikshme që shoqëron njeriun nga ditët e para! Është e dhimbshme një njeri që jeton, ushqehet, mendon e kuvendon, te vdes e te humb përgjithmonë. Që nga vepra e parë letrare e njohur “Epi i Gilgameshit”, njeriu ishte në kërkim të ilaqit për vdekjen! “Kur zotat i dhanë njeriut jetën, i falën dhe vdekjen!” thoshte vargu ndër më të rëndësishmit në ep!. Mitologjia e vjetër ballkanase – pellazgo – Ilire ( e pastaj greke), e tregojnë më së miri si arrihet pavdekësia: Kronosi, “zoti” i kohës pjellke fëmijë që pastaj i hante! Koha gjithçka hanë e tretë! Deri sa lindi Zeusi, u fsheh nga e ëma e kur u burrërua, e mposhti Kronosin (kohen) dhe u bë i pavdekshëm! Mesimet thelbesore të librave të shenjta monoteiste thon: “çdo gjë që ka lind, çdo gjë do të vdes!” Koha tret gjithçka, e deri sot kush ka lind dhe ka përjetuar vdekjen. Vellos të dendur të kohës, tretjes së madhe e gllabërueses së pjellës së vetë i kanë qëndruar vetëm majat më të larta të krenarisë njerëzore! Njerëz të zakonshëm te sakrifikuar për qëllime të larta! Të flijuar në emër të përgjithshmes e idesë fisnike të drejtësisë e të përparimit! Në Kosovë u kthyen dhjetë burra në arkivole. 21 të tjerë po vuajnë torturat nëpër burgjet sllave jashtë çfarëdo norme a konvente për të drejtat e njeriut e të burgosurve. Mjegulla e dendur e kohës do mbuloj vitet e ngjarjen, përveç faktit që tridhjetë e disa burra iu qëndruan mbi katërmijë forcave që sulmonin me tërë mjetet e egërsinë ushtarake moderne. Ata u thirrën atje për të ndihmuar në çlirim, por pushka e tyre mbeti e vetmuar. Mbi 40 orë rezistencë! Njëri vrau vetën me plumbin e fundit! Njëri vrau një armik me thikë pasi s’kishte plumba! Kishte përleshje epike në afërsi! U thirr me megafon që mos të dorëzohemi asnjëherë… Në pamundësi që të mposhteshin në betejë, armiku detyroj një shok të dikurshëm të tyre që ta negocioj dorëzimin. Këta u bindën që OSBE do i merrte e jo policët dhe dolën nga “istikamet” pasi edhe s’kishin municione. Shumica të plagosur e të dërrmuar pa ujë e ushqime. Këta burra që e përqeshën vdekjen, e sfiduan atë dhe e mposhtën në fund! Shkuan të gjallë u kthyen të pavdekshëm! U renditën krah për krah me burrat më të mëdhenj të kombit. Si antihero do qëndroj armiku, tradhtari, i shituri! Me nxitim duke i përbalt, quajt terrorist e krijuar dosje, disa të hapura ditën e fillimit te Kumanovës. Turpi i tradhëtarve s’do tretet kurrë! Gjaku i tyre do shkoj humbës. Koha do zhdukë analistët që shpikën mija komplote, shitblerje e tranzakcione perverse qe kishte parë vetëm mendja e tyre. Revolucionarët teorik që përkrahin vetëm revolucionin e nisur nga ta, por të zhytur në snobizëm ai nuk po fillon asnjëherë. Luftëtarët e luftës së imagjinuar që rrahin gjoks vetëm në rrjete sociale… të gjithë do humbasin si mos të kishin ekzistuar kurrë. Vetëm heronjtë tanë do jetojnë. Ata janë etër të një miti që rapsodi do e këndoj brez pas brezi nëpër oda të burrave mes rakisë, çajit e tymit të duhanit. Ata do frymëzojnë mija e mija luftëtar e luftëtare të tjerë që do vazhdojnë rrugën e bashkimit të kombit, si e drejt e patjetërsueshme që mohohet qe qindra vite. Çdo organizim nacionalist e çlirimtarë emrat e tyre do i mësoj përmendësh! Ata janë gardianë besnik të përjetshëm të ideve më fisnike të kombit! Çdo armik rezistenca e tyre do e tmerroj. Tezat armike (e përhapur tinëzisht tek ne) që shqiptarët janë trima vetëm në këngë u hodh poshtë njëherë e përgjithmonë! Ne vdekatarëve të thjesht nuk na mbetët tjetër veçse të vazhdojmë rrugën e këtyre heronjve! Më e pakta që mund të bëjmë është të krenohemi me ta dhe ta kultivojmë shqiptarin e lirë! Shqiptari i lirë është luftëtari më i madh e më i frikshëm. Ju qoftë i lehtë dheu vëllezër! Gjaku juaj është pishtar i pashuar që ndriçon rrugën e zemrën tonë! Lavdi juaj do jetoj aq sa të jeton Shqipëria e shqiptarët!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here