Aty ku vdekja e femrës kërkon llogaridhënie

0

SARANDA R. SHALA

Të jetosh në një vend ku diskriminimi, pargjykimi gjinor ka më shumë vlerë se jeta e njeriut,nuk është fare e lehtë. Sikur të vdesë një djalë i ri, qoftë prej exheli, s’ndihet zëri, tjetra po të vdesë nje vajzë e re, gojët e liga nuk rrinë rehat, thonë dhe dhjetëmijë fjalë mbrapa. Fjalë nga më të ndryshme, vënë diagnoza që mendja njerëzore nuk e nxë. Një vajzë 23-vjeçare u vra,e ky nuk është vetëm një rast i femrës shqiptare ku paragjykimi nuk ka të ndalur.Në se dje i ka ndodhur kjo një vajze të re nga Deçani, nesër mund t’u ndodh motrave tuaja.Ata kriminelë që bëjnë vepra tilla, duhet sa më shpejt të marrin denimin e merituar. Të paragjykosh një vepër të tillë kriminale, vetëm se është femër, nuk është aspak e hijshme, e drejtë dhe e moralshme, sido që të ketë qenë problem, edhe sikur ajo vajzë mund të ketë bërë ndonjë mëkat. Sot jetojmë në kohë tjetër, ku liria nuk privohet, ku dashuria është e lire, ku mentaliteti i njerëzve është krejt ndryshe. Këta njerëzit duhet ta kuptojnë. Tek shihja atë nënë që mundohej të ngrinte vdekjen e vajzës së vet, mua me preku thellë në zemer. Kjo nënë, në vend që të vajtonte të bijën që ndërroi jetë në mënyrë të dhunshme nga njerëz kriminelë, thoshte: “ Jam krenare që vdiq faqebardhë”. Në vend të lotëve të dhembjes, ajo mundohej të ngrinte lart moralin e vajzës së saj të pafajshme. Po njerëzit vazhdojnë të flasin e të flasin. A do të flisnin këta njerëz, nëse në familjen e tyre do kishte rënë një kob i tillë? Patjetër që jo, por do të rrinin në hallin e tyre. Atëhere, pse flasin? Që këtu kemi të bëjmë me njerëz që kënaqin gojët e tyre me fatkeqësinë e tjetrit. Këto gjëra duhet të marrin fund një herë e përgjithmonë. Ndërsa vrasësi shëtit i lirë, ndoshta ndihet edhe krenar, pse kjo vajzë ishte aq e pambrojtur e bëri një vepër të tillë. Nëse do të ishte ndryshe, ajo tani do të ishte gjallë, ndaj dhe nëna e saj ndjen krenari për vajzën e vet, edhe pse ajo nuk jeton më. Sa kuptimplote gjejnë fjalët e Migjenit të madh në situara të ndryshme: “Deri kur kështu ma”. Këto rreshta të shkruara po me aq dhembje, le të jenë një apel për të gjithë ata që paragjykojnë femrën, por një apel më i fuqishëm për drejtësinë, e cila kriminelave të tillë, t’u jape vendimin e merituar.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here