ATHINA MË DHEMB

0

Aleksandër Çipa

Athina më dhemb

Barbari e fshehur,
marrëzi e përkohshme e shtin kohën në provë
dhe Perëndinë e mohon.

Më dhemb sot Athina,
si të ish Athinaja, që
Perëndi dhembshurie në hall të saj nuk pat.
Mos e vrisni Athinën
grekë të sotëm ballkanas.
Nuk eshte veç e juaja,
që po e flakroni kështu.
Në shekuj e patëm idolin e antikës dhe në kohëra e kemi
për shpirtin një glob.

Mos e vrisni Athinën grekër të sotëm me vrullin miop dhe Europën katile.
E mbroni se koha
ka rendje dhe mbetje
në të shkuaren më shumë
dhe në të ardhmen helene.

Athina më dhemb
nën flakët e sotme shpërthim marrëzie, dembelesh dinakë.

Mos e vrisni Athinën,
se në të nesërmen e ardhme dhimbja e saj e mërishme
do t’ju marrë shpagë.

Athina më dhemb
si vetja në flakë…

12 shkurt, ora 22.45, Tiranë 2012

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here