Atentat në Vlorë, vritet pronari i anijes së peshkimit

0

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në Vlorë, ku një 52-vjeçar u gjet i vrarë në automjetin e tij. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të rrugës Transballkanike, ku 52-vjeçari Hyqmet Nexhipi, banues në Vlorë, i cili dyshohet se është vrarë me automatik, është gjetur në automjetin tip “Honda”, me targë JBM3221.

Mësohet se viktima ishte pronar i një anijeje peshkimi me emrin “DRITA”. Dyshohet se në momentin e krimit 52-vjeçari ka qenë në lëvizje e sipër me mjetin “Honda”.

Gjithashtu, në lagjen “24 Maj”, policia ka konstatuar një automjet tip “Benz”, me targë DR4863B, të djegur, i cili dyshohet se mund të ketë lidhje me ngjarjen. Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale 2 gëzhoja automatiku, model 56.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes./Shekulli/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here