Atalanta Kërçuku, shqiptarja që la prapa vajzat e tjera të Ballkanit

0

Ajo është e para në gadishullin e Ballkanit vetëm për bukuri, por mençuria e saj dhe talenti në të shkruar nuk janë hedhur në peshore. Që të dyja këto karakteristika janë në proporcion të njëjtë me bukurinë tek Atalanta Kërçuku.

Kurora e fundit nga gadishulli ka thënë të ketë vlerën më të madhe për të nga çmimet e deritanishme. “Si gjithmonë kurora e fundit, ajo e ‘Miss Ballkani 2015’ është më me vlerë për momentin. Simbolizon shumë, sidomos për Shqipërinë që fitoi në këtë konkurs për herë të parë. E ku ka më bukur dhe më nderim sesa kjo fitore në nivel ballkanik”, është shprehur ajo.

Vajza nga Elbasani në një intervistë ka thënë se pas sukesit në garën ballkanike është e interesuar të marrë edhe një çmim të madh dhe pastaj t’i përkushtohet studios prej arkitekteje dhe televizionit ku dëshiron që të bëhet prezantuese.

Njëzet e dy vjeçarja ka folur për idolin e saj profesional, vendlindjen e saj Elbasanin, librin, Kosovën, të ardhmen…

Kush është Atalanta jashtë skenës ku prezantohet bukuria?

Atalanta është e do të mbetet një vajzë e thjeshtë me këmbë ne toke. E njëjta si më përpara përpos famës! Me të njëjtin sens humori, e pasioni për veshje dhe lifestyle. Duke vazhduar shkollën në vit të fundit në degën që dua. E rrethuar me shoqëri të shumtë por miq të paket. Udhëtoj minimumi një herë në muaj jashtë shtetit. Përpiqem të realizoj planet e mia për një të ardhme më të mirë!

Keni fituar tri kurora ndërkombëtare dhe dy shqiptare, në mesin e tyre edhe “Miss Ballkani 2015”. Cili çmim ju ka bërë më shumë të lumtur?

Aktualisht jam fituese e këtyre kompeticioneve bukurie si “Miss International Automoto Sport 2014” “Miss Beauty of Albania 2015” “Miss Ballkan 2015” Natyrisht që çdo çmim ka vlerën e tij përpos kujtimeve. Por si gjithmonë kurora e fundit, ajo e “Miss Ballkani 2015” është më me vlerë për momentin. Simbolizon shumë, sidomos për Shqipërinë që fitoi në këtë konkurs për herë të parë. E ku ka më bukur dhe më nderim sesa kjo fitore në nivel ballkanik.

Çfarë synoni të arrini në të ardhmen?

Te përfundoj shkollën me sukses. Të pozicionohem në botën e televizionit shqiptar. Të hap studion time e të arrij diçka në kuadrin arkitektonik në favor të qyteteve tona, të cilat kane shumë nevoje. Këto janë për momentin!

Pse zgjodhët të studioni Arkitekturën?

Ka qenë ënderra ime që në vegjeli. Kushdo që më njeh e di sesa e lidhur jam me këtë fushe e me sa pasion e kam. Kam punuar në këtë fushë, që kur isha studente në vit të dytë. Konkretisht në interior design si arreduese në projekte të ndryshme në Elbasan,Tiranë, ne bare lokale e shtepi të shumta. Unë them gjithmonë shprehjen “Zgjidh një punë që e dashuron,e nuk ke për te punuar asnjë ditë në jetën tënde”.

Keni një idol në profesion që ju frymëzon?

Në arkitekturë mbetet e pazëvendësueshmja Zaha Hadid. Ideali i një femre në karrierë, gjithashtu dhe e para grua që ka fituar çmimin “Pritzky” në arkitekturë. Stili i saj tërësisht dekonstruktivist më ka mahnitur gjithmonë dhe më ka ndryshuar konceptin e te projektuarit. Vijat e lakuara janë mëse të pranishme në çdo imagjinatë time ekstreme në ndertim. Uroj ta realizoj një të tillë së afërmi, pse jo edhe në Shqipëri.

A ndiheni mirë në Elbasan dhe a iu pëlqen si qytet?

Sigurisht qe po! Është qyteti im i lindjes, e vetëm nga kjo kurrë nuk do të më mërzitet. Familja ime është aty, dhe largësia me Tiranën nuk është problem. Kudo të jem, Elbasani do të zë gjithmonë një vend të rëndesishëm në mua.

Cili është libri i fundit që e keni lexuar dhe a i kushtoni kohë leximit?

Kam qenë gjithmonë e lidhur me botën e bukur të Letërsisë. Përpos biblotekes së pasur që zotëroj dhe e shtoj me perla të reja, jam dhe shume e zonja për të shkruar ese, hartime e poema. Është diçka e lindur në mua dhe e ushqyer nga prindërit. Libri i fundit që kam lexuar është ai i Bokaçios “Dekameroni” me tre seritë e vëllimeve të tij.

Çfarë nuk iu pëlqen në Shqipëri dhe për çfarë e doni Shqipërinë?

Çdo vend ka ëe mirat dhe të këqijat e veta. Jo vetëm Shqipëria, por ngado të jesh bëhet e njëjta pyetje,sepse ekziston vend për pergjigje. Shqipëria më pëlqen për historinë, kulturën, traditën, shpirtin e njerëzve dhe mënyrën sesi rritesh në familje. Sa më shumë udhëtoj shoh sesa i mungon botës jashtë kjo gjë. Mospëlqime ka kudo, nuk po listoj sepse njihen botërisht problemet e mëdha që posedon.

Po në Kosovë keni qenë ndonjëherë?

Me Kosovën kam nje raport të pazëvendësueshem. Më pëlqen çdo herë e më shumë dhe e vizitoj me kënaqësi e kërsheri viset e saj të bukura. Shkoj shpesh si për arsye modelingu, misse sfilata por edhe personale. Shumë miq të mi të mirë jetojnë atje dhe më kanë mikpritur kaq mirë. Madje në Pejë të Kosovës në dhjetor kam marrë çmimin “Miss Beauty Albania 2015” e kurdoherë do mbesë në kujtimet e mia kjo gjë.

Si është një burrë ideal në mendjen tuaj?

Burri im ideal duhet sëpari të më dojë me një dashuri të vërtetë e jo deshira çasti. Të më njohe kush jam unë në të vërtetë brenda. Të pranojë zgjedhjet e mia e të mos ndikojë në to,por të më suportoje. Për sa i perket fizikut më pëlqejnë shumë ezmerët me trup të palestruar,por jetës asnjëhere nuk i dihet. Kur të jetë e shkruar!

Cilat janë planet tuaja në të ardhmen?

Në planet e afërme është të mbyll botën e misseve me një miss të rëndësishem. Të përqëndrohem në një profesion të ri, atë të prezantueses në televizion që më tërheq shumë. E normalisht studioja ime si arkitekte që është parësorja. Uroj t’ia dal! Edhe në të kundërt, unë te paktën u përpoqa. Mos i lini kurrë ënderrat tuaja në sirtar, kjo është këshilla më e vyer që jap.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here