Ata që i bashkohen Kosovës do të kenë konkurrencë të madhe për një vend në formacion

0

Dy gola i shënoi Donis Avdijaj në fitoren më të thellë të Kosovës, atë 5:0 në udhëtim ndaj Maltës, më 17 nëntor. Ndonëse ishte më efikasi te Kosova në atë fitore, Avdijaj nuk e fitoi fare rastin në ndeshjen pasuese të “dardanëve”. Ai përcolli nga stoli fitoren 4:0 të Kosovës ndaj Azerbajxhanit, të martën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me të cilën u arrit suksesi historik.

Rasti i Avdijajt vlerësohet si dëshmi që përfaqësuesja e Kosovës e ka krijuar tashmë bazën e lojtarëve dhe ndryshimet në formacion nuk do të jenë të shumta. Përzgjedhësi Bernard Challandes tashmë është duke u bazuar në një grup konstant të lojtarëve, dhe ardhje të reja të shumta nuk pritet të ketë më, shkruan sot Koha Ditore.

Në fakt janë disa lojtarë për të cilët flitet që mund të bashkohen së shpejti me Kosovën. Por të gjithë prej tyre, nëse bashkohen me Kosovën, do të kenë konkurrencë të madhe për një vend në formacion. Madje konkurrenca është bërë e madhe edhe për një vend në ekipin e gjerë.

(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here