Ata nuk kanë faj, fajin e kemi ne

0

NUHI SHALA

Pamjet tronditëse të këtyre ditëve të ikjes masive të popullatës i përngjajnë pamjeve tëfund viteve të 90-ta, atëherëkur ishim ngulfatur dhe rraskapitur për shumë vite nga okupimi dhe kur qëllimi për tëikur ishte i një karakteri dhe nevoje tjetër. Ikja e atëhershme bëhej nga frika, tmerri  dhe nga pamundësia për të marrë fryme lirisht, bëhej nga pasiguria dhe persekutimi çnjerëzor nga regjimi i asaj kohe.  Ikja asokohe  ishte e nevojshme dhe e domosdoshme; ishte ikje për shpëtim, ishte ikje për bukë, ishte ikje për jetë a vdekje.

Atëherë, nën okupim edhe pse duke ikur, të humbur e të pashpresë, shumica prej nesh kishim bindjen dhe vullnetin se një ditë do të ktheheshim prapë, se ikja jonë ishte e përkohshme dhe se me tu çliruar do të ktheheshim për të mos ikur kurrë më. Dhe fatmirësisht shumica prej nesh u kthyem pas luftës, të  përmalluar për atdheun tonë që e kishim lënë të shkretë dhe të bindur se shpirtrat tonë tash do të qetësoheshin përjetë.

Për një moment e shijuam lirinë dhe sigurinë e pasluftës duke e lënë anash dëshirën për luks e të mira tjera me shpresën se edhe ato do të vijnë me kohë, duke shpresuar se tash pas çlirimit, kur kemi shtetin tone, njerëzit tanë që na udhëheqin, e “trimat” tanë, nuk ka se si të mos përmirësohet jeta dhe standardi ynë ekonomik, social e politik.

Nuk e kishim imagjinuar asnjëherë se qëllimi dhe ideali për të cilin ky popull u vra, u masakrua dhe u dëbua matanë kufijve do të venitej shumë shpejt dhe do të keqpërdorej tejmase nga ata prej të cilëve më së paku pritej, prej “trimave” të  luftës sonë çlirimtare.

Nuk ishte me rëndësi kush dhe si po na udhëheq me shtetin pas luftës, sepse të gjithë ishim tësigurtë se ata që na udhëhoqën drejt dhe me “trimëri”në luftën për çlirimpo ata do të na udhëhiqnin drejt dhe me devotshmëri në Kosovën e lirë.

Nuk na shkonte mendja asnjëherë se hajnia, mosdija dhe lakmia do të bëhej Alfa dhe Omega e “trimave” tanë të luftës e pasluftës. Kush e kishte imagjinuar se 15 vite pas luftës pamje të njëjta tëeksodit sikurse ato të para luftës do të na shfaqeshin përsëri nëpër ekranet tona televizive.

Askush, ama bash askush, nuk do ta besonte se për pak vite ne do të duhej prapë ti linim të gjitha ç‘kishim dhe ta mësyjmë Evropën dhe botën me çdo kusht, në kërkim të një jete më të mirëani pse tash kishim shtetin tonë të “pavarur” dhe “demokratik”. Nuk është lehtë ta lësh familjen, shtëpinë, të afërmit, fshatin, qytetin.

Dikush mund të mos e kuptojë këtë, mirëpo se besoj se dikush ikë veç sa për të ikë. Ka arsye të panumërta këtu. Shpresa për një jetë të mirë, për një siguri e për një barazi sociale e mban njerëzimin gjallë, optimist dhe të fortë.

Njeriu  mund të mos ketë asgjë, përveç shpirtit, por kur ka një shpresë, kur shpreson në ose për diçkaatëherë i duket se ka gjithçka. Ikja nga shtëpia apo vendi vjen si rezultat i një dështimi total tëshoqërisë, komunitetit ku jeton, dështimit total të qeverisë dhe institucioneve. E atëherë kur të gjitha këto dështojnë, atëherë zë vend pasiguria, varfëria dhe pabarazia. Thjeshtë njeriu nuk ka ku t’ia mbajë dhe shpëtimin e kërkon gjetiu. Tek atëherë kur e sheh se nuk ka rrugë tjetër, atëherë kur e sheh se nuk ka përkrahje nga askushe as nga shteti, atëherë e lë familjen e shtëpinë dhe ikën gjetiu.

Ai që tash ikën ka provuar për shumë kohë tashmë që vendin e vet ta shohë dhe ta bëjë në një vend ku jeta çmohet, kur qytetari, shteti dhe vendi në përgjithësi çmohet e respektohet. E ka provuar tashmë shumë herë por gjithnjë ka dështuar. Jo pse nuk ka pasur vullnet dhe dëshirë ta bëje një gjë të tillë por sepse nuk ka e kanë lënë, sepse e kanë refuzuar, sepse e kane injoruar, sepse e kanë poshtëruar vazhdimisht.

Sa herë që ka tentuar t’i afrohet asaj dere ku do ta mund ta shihte veten të denjë për të dhënë kontributin e tij, të denjë për ta shfaqur zellin, përvojën, zanatin e tij para familjes,shoqërisë dhe vendit, ai është refuzuar dhe injoruar. Dhe kur e ka parë se është e kotë ta provosh prapë, është e kotë të hysh në atë derë, është e kotë të shpresosh se vendi yt, shteti yt, qeveria jote dhe “trimat” tu do ta hapin atë derë, tek atëherë ka marrë atë vendim më të rëndin në jetën e tij, vendimin për të ikur nga ky vend, nga kjo shoqëri, nga kjo kastë njerëzish nga ky sistem i cili nuk ka bërë asgjë, ama bash asgjë, që atij t’ia ndërrojë mendjen  që mos të ikë.

Në kërkim të një vendi pune, në kërkim të një rroge, në kërkim të një barazie e në kërkim të një respekti por duke u refuzuar dhe injoruar në vazhdimësi, atij si mbetet tjetër veçse të ikë, larg sa më larg, tash për të dytën herë, tash jo nga i huaji por nga i veti, tash jo si pasojë e luftës por si pasojë e krimit, hajnisë, pasigurisë, nepotizmit, skamjes e varfërisë.

Turma të mëdha njerëzish me autobusë dhe mjete tjera transporti pothuajse çdo natë, karvanë të gjatë njerëzish përgjatë kufijve, janë tmerri dhe dështimi ynë si shoqëri, janë rezultat i një refuzimi dhe injorimi me vite nga një strukturë njerëzish të cilët vetën e quajnë politikanë, udhëheqës, liderë, vetën e quajnë shtet. E ata nuk janë asgjë tjetër veçse nj grup palaçosh dhe cirkusantësh të padijshëm dhe injorantë mbi supet e të cilëve, një ditë do të bie ndërgjegjja e gjithë kësaj historietë trishtë dhe rrëqethëse.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here