“Astronomy Outreach of Kosovo” një dritare e re në fushën e Astronomisë në Kosovë

0

Flet Pranvera Hyseni, 19 vjeçare, studente në vitin e dytë drejtimi Gjeografi.Themeluese e klubit “Astronomy Outreach of Kosovo”, gjithashtu kryetare e Kapitullit “Charlie Bates  Solar Astronomy Project” selia në Kosovë.

ONLINE:Kur keni filluar punën si klub dhe cilat janë synimet e juaja ?

– Unë qysh e vogël kam pasur pasion në fushën e Astronomisë, derisa një ditë pata rastin të kontaktoj me astronom ndërkombëtarë dhe falë tyre sigurova disa teleskop.Popullarizimin e Astronomisë e kam filluar qysh nga viti 2012, ku kam mbajtur evente në shum shkolla, universitete, panaire dhe në qytete të ndryshme nëpër Kosovë.Si emër klubi u njoh më 10 janar 2015.”Outreach” nënkupton shpërndarje apo tejkalim i kufijëve ne këte fushë.

ONLINE:Sa i kushtojnë kosovarët rëndësi astronomisë ?

– Duke parë faktin që Astronomia është shkencë shumë e vjetër, por që i mungoi Kosovës një kohë të gjatë, njerëzit nuk shprehin edhe shumë interesim ndaj kësaj shkence,Tani ne po bëjmë përpjekje që kjo shkencë të marrë rrugën dhe vendin e merituar dhe që edhe ne në Kosovë të kemi mundësinë e njohjes dhe përkushtimit në këtë drejtim.

 ONLINE:Kush ju përkrah financiarisht dhe a keni pas kërkesa drejtuar institucioneve tona për ndihmë kur dihet se shtetet tjera investojnë me miliona në drejtim të zbulimeve dhe vrojtimeve astronomike ?

– Të gjithë asetin që Klubi ynë posedon i ka donacion nga astronom të shteteve të ndryshme si nga: SHBA, Gjermania, Australia, Kroacia, Austria etj. Pajisjet që dërguan janë:teleskop të llojeve të ndryshme, syze solare, kamera planetare, pastaj edhe meteor të ardhur nga hapësira që i ekspozojmë në vrojtime., Perkundër faktit që këtu në Kosovë kemi shumë pak përkrahje, ne ende vazhdojmë punën tonë vullnetare në popullarizimin e kësaj shkence.

 ONLINE:Keni bërë ndonjë kërkesë konkrete në Institucione të Kosovës?

 –Konkretisht Ministrisë së Arsimit të Kosovës,Komunës së Prishtinës dhe organeve drejtuese të Pallatit të Rinisë i jemi drejtuar me kërkesën për mundësinë e përdorimit të lokaleve të vjetra të Observatoriumit që gjendet afër Pallatit të Rinisë,por fatkeqësisht prej vitit të kaluar kur e kemi bërë kërkesën deri tani s’kemi ndonjë përgjigje.Së fundmi kemi bërë një kërkesë tjetë në Ministrinë e Arsimit dhe kemi kërkuar ndihmë financiare për pjesmarrje në Konferencën internacionale të Diellit që mbahet më 21 qershor të këtij viti dhe ku jemi të ftuar,por ende s’kemi ndonjë përgjigje.

ONLINE:A do të rrezikohet përfaqësimi i Kosovës në këtë Konferencë ndërkombëtare nëse nuk keni ndihmë financiare nga Qeveria?

 

Gjithsesi,ne nuk kemi kapitale,jemi në gjendje financiare të keqe dhe nëse nuk kemi ndihmë financiare pjesmarrja jonë dhe prezantimi i Kosovës në këtë Konferencë rrezikohet.

 

ONLINE:Çka synoni praktikisht të bëni në Kosovë,çka keni dhe çka ju mungon në rrafshin praktik ?

 – Synimi ynë është që edhe ne si shtet të kemi qendra të ndryshme Astronomike, Observatoriume, Planetariume etj., pavaresisht që jemi një shtet i vogël,mund të bëjmë punë të mëdha.

ONLINE:Keni kontakte me Institute botërore  apo rajonale ?

 – Po, ne vazhdimisht jemi në kontakte me qendra të ndryshme botërore.Tash jemi edhe përfaqësues për Kapitullin më të ri këtu në Kosovë “Charlie Bates Solar Astronomy Project”,një projekt jo fitim prurës që senzibilizon njërëzit për Astronomi Solare në SHBA,në Britani të madhe,Australi,Tunizi dhe së fundi edhe në Kosovë.Është me rëndësi t’i falënderohem një bashkëatdhetari me vendbanim në SHBA,me origjinë nga Maqedonia,Refet Dehari që është adhurues i madh i Astronomisë dhe që na ka ndihmuar në të gjitha aspektet.

ONLINE:Cilat janë kriteret për të qenë anëtarë i klubit « Astronomy Outreach of Kosovo »?

– Ne nuk kemi kritere të forta, mjafton që ai/ajo që dëshiron të anëtarësohet, ta ketë pasionin dhe vullnetin që ta qoj këtë shkencë përpara.

ONLINE:Çka ndodhi realisht më 20 mars dhe si e përcjelli klubi « Astronomy Outreach of Kosovo » këtë ngjarje ?

– Më 20 Mars të këtij viti, ndodhi një fenomen shumë i rrallë natyror:”Eklipsi Total i Diellit”, por që në Kosovë u pa vetëm “Pjesor”. Eklipsi është një fenomen që ndodh kur Hëna gjendet në një vijë paralel mes Diellit dhe Tokës, andaj kur ajo rrëzohet nga Dielli, hijen e saj e hedh në anën e kundërt që në këtë rast në Tokë.Dielli u mbulua 42% nga Hëna këtu në Kosovë.
Klubi ynë organizoi eventin e parë solar public. Në sheshin “Skënderbeu”në Prishtinë, ku patëm rastin që ta vrojtojmë eklipsin publikisht me 5 teleskop,dy prej tyre ishin teleskop Solar.Kemi shpërndarë 300 palë syze solare falas.kemi sensibilizuar opinionin përmes postimeve, librave, videove, ligjëratave.Eventi ynë u vizitua nga shumë qytetarë dhe mendoj kemi arritur një rezultat të mire si në prezantimin e Klubit tonë poashtu edhe në senzibilizimit të qytetarëve të Kosovës për shkencën e Astronomisë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here