“Asociacioni në Luginë moment i ri, të shfrytëzohet”

0

Gazetari dhe opinionisti Uran Krasniqi pretendon se paralajmërimet e faktorit politik shqiptar në Serbi për themelimin e Asociacionit të Komunave Shqiptare është një moment i ri që duhet të shfrytëzohet për reflektim nga Qeveria e Kosovës, transmeton gazeta New Born. “Rreth nesh ka shumë probleme, por megjithatë te ne problemi kryesor mbetet Asociacioni. Brukseli është dorëzuar para nacionalizmit serb duke mos ofruar një zgjidhje afatgjate. Pala kosovare e fascinuar nga komunikimi dhe fjalori i diplomatëve ndërkombëtarë të cilët janë të interesuar të mbyllin probleme po shkel e shko, ka pranuar një zgjidhje të cilën nuk mund ta pranojnë qytetarët. Rasti i Asociacionit të Komunave Shqiptare në Serbi është një moment i ri, të cilin duhet shfrytëzuar. Ndryshe keq puna, në Kosovë po se po, por mbase edhe më gjërë”, ka shkruar ai në rrjetin social Facebook.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here