Asnjë “i jashtëm” nuk do të mund të shikojë ndeshjen Shqipëri-Serbi nga ballkonet e banesave

0

Nën një mbikqyrje të rreptë janë vënë pallatet përrreth “Elbasan Arenës” 18 ditë para se të luhet ndeshja Shqipëri-Serbi. Lëre që nuk do të mundet dikush i jashtëm të shikojë lojën nga ballkonet apo dritaret e ndërtesave më 8 tetor, por atë ditë sipas burimeve të “Panorma Sport-it” as që do të lejohet të futet askush përveq banuesëve, madje as të afërm të tyre. Për tu siguruar për këta, policia shqiptare po i merr të dhënat e detajuara për banuesit e atyshëm që tani. Një druajtje deri në paranojë vije pikërisht rreth këtyre pallateve prej nga forcat e sigurimit e shohin rrezikun e mundshëm për hedhjen e ndonjë droni apo diqka të ngjashme. Ndonëse nuk është konfirmuar, thuhet se kryefamiljarët do të detyrohen të japin garanca se nga banesat e tyre nuk do të shkaktohen incidente duke e marrë edhe përgjegjësinë për këta.

Banorët e këtyre shumkatësheve sipas “Panorama Sport-it” kanë shfaqur paknaqësi për masat e tepërta sipas tyre që ndërmerren nga shteti.

Ditë më parë në media ishte shfaqur interesim i madh i dashamirëve të futbollit të cilët nuk mund të futen brenda stadiumit, që ndeshjen ta shikonin nga ballkonet e banesave përreth, ku flitej se “biletat” do të kushtonin edhe më shtrenjtë se sa brenda “Elbasan Arenës”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here