Aslaidon Zaimaj: Pas fitores në “The Voice of Albania” kam filluar të mendoj më shumë për të ardhmen

0

Asgjë nuk ka ndryshuar te fituesi i “The Voice of Albania”, Aslaidon Zaimaj, çmimi që e ka marrë. Vetëm ka bërë që ai të mendojë më shumë për të ardhmen.

Kështu ka thënë vetë ai në një intervistë me Euron Rrahmanin.

Djaloshi nga Shqipëria, i cili prej vitesh jeton në Itali, ka thënë se gara ishte shumë e fortë dhe e ka veçuar Olsan për vokalin e saj.

Triumfues i “The Voice of Albania”, e prisje?

Për mendimin tim askush s’mund të presë asgjë, thjesht të provoj dhe të besojë në talentin e tij, asnjëherë s’i dihet.

Kanë kaluar disa jav nga finalja e “The Voice of Albania”, çka ka ndryshuar tek ju fitorja e kësaj gare?

Tek mu asgjë, jam po ai qe isha në natën finale, ai që s’e besonte dot, thjesht kam filluar të mendoj më shumë për të ardhmen.

 Si vendoset të merrje pjesë në këtë garë?

Në fakt nuk isha unë ai që kisha aplikuar, ishte babai im, i cili kishte bërë aplikimin për mua dhe une pastaj mora rrugën për Shqperi.

 Na thuaj si ishte Genci si trajner?

Njeri i shkëlqyer, i gjithanshëm, shumë intelegjent dhe mbi të gjitha shume i afërt me konkurentët e tij?

Nëse do merrje prapë pjesë në garë do shkoje prapë te Genci?

Po.

Me çka po merreni kohën e fundit, keni filluar me projekte tjera?

Po kam filluar, po punoj intensivisht rreth projekteve të mia, dhe besoj që shumë shpejt do të finalizoj projektin e radhës.

Finalja në këtë edicion ishte shumë garë e fortë, cilën nga vajzat e konsideroje vërtet konkurente shumë të fortë?

E kam thënë me plot sinqeritet që te trija ishin të veçanta, nese duhet të flasë për anën teknike të vokalit, them Olsa.

Diçka për fund?

Faleminderit për këtë intervistë! Shpresoj që shqiptaret do të më perkrahin edhe më tutje në projektet e mia që shume shpejt do t’i bëj publike.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here