ASK: Shkalla e papunësisë për 2014 ishte 35.3 %

0

35.3 për qind ishte shkalla e papunësisë në vitin 2014 në Kosovë.

Agjencia e Statistikave ka publikuar të dhënat sipas të cilave shkalla e papunësisë është shumë më e lartë për femrat që është rreth 42 për qind.

Sipas matjeve të ASK-së, papunësia te të rinjtë është shumë e lartë në Kosovë. Në mesin e personave të moshës 15-24 vjeçare, në fuqinë punëtore, të papunësuar janë 61 për qind.

Papunësia është më e lartë te femrat e reja, me 71.7 për qind, sesa te të rinjtë meshkuj me 56.2 %.

Shkalla e punësimit, sipas rezultateve të dala nga Anketa e Fuqisë Punëtore 2014 është 26.9 për qind.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here