Ashpërsohen masat e azilit në BE,në thumb kosovarët

0

Imigrimi ilegal i kosovarëve në territorin e BE-së ka bërë që ministrat e brendshëm të vendeve anëtare të diskutojnë ashpërësimin e masave për të kontrolluar kufinjtë e jashtëm të territorit të BE-së

Ky fenomen ka bërë që komesari i brendshëm Dimitrs Varamopulos t’i bëjë thirrje shteteve anëtare që të reformojnë procedurat e azilit, ndërsa agjencia evropiane për kontroll azili tash e tuje do të raportojë rregullisht tek kabineti i komesarit për statistikat e azilkërkuesëve nga Ballkani e posaçërisht nga Kosova.

Sipas Avramopulos shumica dërmuese e azilkërkuesëve nga Kosova i kanë aplikacionet e pabaza për të fituar statusin e azilantit.

Avramopulois ka pranuar që si rezultat i veprimeve të Prishtinës zyrtare dhe Beogradit zyrtar erdhi deri tek rënia e numrit të imigrantëve. Siodoqoftë ai kërkon nga vendet anëtare që të analizojnë arsyet e largimit të qyetarëve nga vendi i tyre dhe të investojnë me qëllim të zhvillimit socio-ekonomik.

Richard Kozlovskis, ministër i brendshëm i Letonisë, vendi i të cilit kryeson me Bashkimin Evropian ka vlerësuar se situata në Ballkanin Perëndimor është dramatike, andaj sipas tij ministrat janë pajtuar që të përdorin instrumentetet ekzistuese të Schengenit për të kontrolluar lëvizjen e shtetasve të vendeve të treta në territorin evropian.

Sipas ministrave të brendshëm të Bashkimit Evropian, nga vendet tjera të Ballkanit Perëndimor, ku qytetarët lëvizin lirshëm në zonën e Schengenit, gjithashtu është shënuar rritje e numrit të azilkërkuesve.

Shifrat zyrtare tregojnë se në vitin e kaluar numri i azilëkërkuesve nga rajoni i Ballkanit është rritur për 45 për qind. /RTK/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here