Ashensori i lëshon katër punëtorë në Pallatin e Drejtësisë

0

Katër punëtorë të Gjykatës së Apelit janë lënduar derisa ndodheshin në një ashensor, kur ky mjet i ka lëshuar ata.

Lajmin për KALLXO.com e konfirmoi administratori i Gjykatës së Apelit Feriz Berisha.

“Lifti i ka lëshuar katër persona që kanë qenë të hipur në të. Këta punëtorë janë: Kadri Avdiu, Sanije Nebihu, Makifete Saliuka dhe Fiknete Hoti,” tregoi administratori Berisha.

Ai bëri me dije se tre nga këta punonjës janë dërguar në QKUK në Prishtinë.

Pranimin e të lënduarve në QKUK e tregoi edhe mjeku kujdestar Emrush Pireva.

Pireva tha se punonjësit e Gjykatës së Apelit erdhën me lëndime të lehta trupore pas përplasjes që u kishte ndodhur në ashensorin e Pallatit të Drejtësisë.

Pallati i Drejtësisë që nga hapja e tij ka pasur probleme të njëpasnjëshme.

Njësoj si tash, katër punëtorë të Prokurorisë Themelore të Prishtinës qenë lënduar më 5 mars, kur u rrëzuan raftet e arkivit të kësaj prokurorie.

Më 26 shkurt edhe uji depërtoi në një pjesë të këtij pallati.

Ky pallat kushtoi mbi 30 milionë euro, 26.1 nga të cilët janë dhënë donacion nga BE-ja.

________________ ___Reagimi i BSPK-së___________________________

Të gjithë punetorët e Administratës, Gjyqësorit, etj në Objektin e Ri në Pallatin e Drejtësisë nesër me daten 16 prill 2015 në ora 8:00 do ta bojkotojnë punën për shkak se sot ka ndodhur një incident ku me ashensorin e këtij objekti kanë rënë nga kati i tretë tre punetor dhe ata janë ne gjendje kritike.Andaj i ftojmë mediat që nesër ne ora 8:00 të mengjesit të jenë prezent në hymjen e këtij Objekti ku do të fillojë protesta.

Zyra për informim e BSPK-së!

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here