Asgjësohen 105 bimë narkotike në Vlorë

0

Policia  e Vlorës ka bërë të mundur zbulimin dhe asgjësimin e 2 parcelave me rreth 105 bimë narkotike të llojit kanabis  sativa.

Parcelat janë zbuluar në fshatin Dushkarak, në vendin e quajtur Dautaj, ku në një zonë të pyllëzuar ishin hapur 2 parcela afër shtratit të lumit Vjosë, në të cilat ishin të kultivuara 105 bimë narkotike  me lartësi deri në 20 centimetra.

Policia asgjësimin e tyre e ka bërë me anë të djegies, ndërkohë po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve përgjegjës të kësaj vepre.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here