Asambleistja e Ferizajt,pagën e saj ua ndanë nevojtarëve

0

Asambleistja Arta Tahiri që nga  fillimi i punës si asambleiste në Kuvendin e Ferizajt asnjëherë nuk e shfrytëzoi  pagën që ofron ky post. Ajo çdo muaj me të marr pagën  si asambliste e shpërndanë pë njerëzit në nevojë. Në shumicën e rasteve ajo  këtë e bënë në bashkëpunim me Hendiferin por edhe  individualisht viziton familjet në  nevojë të cilave shumën e caktuar ua dërgon   përmes artikujve ushqimorë

Për këtë edhe stafi i “Hendifer”  ka falënderuar këtë  asambleiste e cila siç thonë ata gjithmonë ka qenë e gatshme  tu ofroi ndihmë, transmeton Ferizaj press.

“ Ajo gjate gjithe kësaj kohe është munduar të na ndihmoje neve si Hendifer duke ndihmuar rastet me aftësi të kufizuar por ndërkohë ajo ka ndihmur dhe shumë fëmijë  jetim me ushqime dhe të holla nga paga e ansambleistes”  thonë në Hendifer

Por kjo nuk është e tëra.Ajo në gala mbrëmjen e organizuar nga komuna ka ofruar një pagë mujore  për ndërtimin e shtëpive për raste sociale.

Por për çudi asnjëherë  nuk u përmend nga askush,ajo këtë e bëri në qetësi,pa pompozitet dhe  pa publicitet. Por  të mirën thotë populli uji e qet në breg.Edhe këtë rast nuk mundën ta heshtin stafi i Hendiferit të cilët e ndien si obligim që së paku  ta falënderojnë për të gjithë ato mjete të cilat Arta Tahiri u ofroi  përmes Hendiferit personave të hendikepuar dhe atyre në nevojë.

“Po është e vërtete që asnjëherë pagën  si asambleiste nuk e kam shfrytëzuar për vete por  rregullisht e kamë shpërndarë për qytetarët në nevoj. Zakonisht  me ato mjete u blej artikuj ushqimor dhe vetë ua dërgoi në shtëpi” i ka thënë Arta Tahiri Ferizajpressit.

Për dallim nga shumë raste,të cilët  kur dhurojnë  mjete aty zakonisht janë edhe mjetet e informimit Arta Tahirit sikur i vinte keq që kjo tani më po bëhej publike.

“Unë kam ndihmuar jo për tu treguar të tjerëve që po i ndihmoi dikujt por se e kam ndier si obligim moral tu ofroi edhe atyre që nuk kanë së paku artikuj ushqimorë” tha Tahiri

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here