As Gashi e as Xhaka në listën e lojtarëve të ftuar kundër Francës

0

Selektori i Shqipërië, Gianni de Biasi ka zbuluar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen miqësore ndaj Francës.

Në listë nuk janë përfshirë lojtarët si: Taulant Xhaka, Shkëlzen Gashi, Mërgim Mavaraj, Amir Abrashi, Debatik Curri e të tjerë.

Risi në listën e trajnerit italian është thirrja e Arbnor Fejzullahut, mesfushorit nga Lugina e Preshevës, i cili luan te skuadra e Partizanit nga Tirana. Ai deri më tani ka luajtur me ekipin U-21 të Shqipërisë.

Kurse, përveç Fejzullahut, trajneri italian ka ftuar edhe mbrojtësin kosovar Amir Rrahmanin, i cili ditë më par nga Partizani i Tiranës u transferua te Rjeka. Edhe ky ka qenë pjesë e ekipit U21, derisa më herët ishte grumbulluar edhe me Kombëtaren A.

Ky takim do të luhet këtë të shtunë, me 13 qershor, në stadiumin e Elbasanit nga ora 20:45.

Lista e të ftuarve

Portierët :

1) Berisha

2) Hoxha

3) Shehi

Mbrojtësit :

4) Aliji

5) Ajeti

6) Arapi

7) Cana

8) Fejzullau

9) Hysaj

10) Lila

11 Rrahmani

Mesfushorët

12) Kace

13) Basha M.

14) Lila

15) Lilaj

16) Memushaj

17) Roshi

18) Shala

19) Taku

Sulmuesit

21) Cikalleshi

22) Lenjani

23) Sadiku

24) Rama
Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/sport/de-biasi-zbulon-listen-ja-kush-jane-lojtaret-e-ri-te-kombetares-106991/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here