Aruna Shabaug 67 vjeçare vdes pas 42 vjet qëndrimi në koma

0

Një infermiere indiane që ishte në koma prej 42 vjetësh, pas një përdhunimi seksual ndërroi jetë në një spital të Mumbait. Lajmi bëhet publik nga agjencia e shtypit, Ians.

Disa ditë më parë kushtet e Aruna Shabaug, 67 vjeçe, ishin rënduar për shkak të problemeve me mushkritë dhe ishte transferuar në reaminacion.

Gruaja nga Karnataka ishte në koma të thellë që prej 1973, pasi ishte përdhunuar nga një koleg infermier në spitalin ku punonte, King Edward Memorial Hospital.

I riu kishte përdorur një zinxhir çeliku që ia kishte lidhur rreth qafës duke i shkaktuar edhe dëmtime në tru. Çështja e saj u rishfaq në kronika në 2011, kur Gjykata e Lartë indiane refuzoi një rekurs të një mikeshës së saj, gazetares Pinki Virani, që donte të përdorte eutanasinë.

Gjyqtarët kishin thënë se Aruna “ishte në përkujdesje me mjaft dashuri nga koleget e saj infermiere dhe se ata nuk donin që të vdiste”. Sipas shtypit indian, asnjë pacient tjetër në botë nuk ka qëndruar për kaq shumë vite në gjendje kome.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here