Artistja proteston e zhveshur: “Nuk jemi preja juaj, edhe nëse jemi të zhveshura”(VIDEO)

0

Ngjarja e ndodhur natën e ndërrimit të viteve në Këln, vazhdon të shkaktojë shumë zemërim. Një grup i organizuar me arabë dhe afrikano-veriorë sulmuan femrat në qendër të qytetit, duke i ngacmuar seksualisht dhe vjedhur.

Ndërkohë, në këtë video shfaqet artistja zvicerane, Milo Moire, 32 vjeçe, e cila ka dalë në qendër të qytetit për të shprehur zemërimin e saj.

Për rreth 20 minuta, ajo protestoi duke mbajtur një pankartë në duar, teksa ishte komplet e zhveshur.

“Na respektoni! Nuk jemi preja juaj, edhe nëse jemi të zhveshura”, lexohet në pankartë.

“Unë jam për lirinë e femrave, që të lëvizin të lira. Jam për emancipimin. Këto vlera të fituara gjatë 50 viteve të fundit, nuk mund të shkelen me këmbë”, tha artistja.

“Unë jam e bindur që gratë nuk trajtohen më vetëm si objekt seksual. Duhet të na respektoni. Nuk duhet të ketë asnjë ndryshim nëse jemi të zhveshura ose jo. Vlerat e një gruaje mbeten”, vijoi 32-vjeçarja. Ndërkohë, kalimtarët kanë qenë dakord me protestën e saj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here