Artisti afrikan i bie kitarës gjatë operacionin në tru

0

Artisti i muzikës “Jazz” nga Afrika Jugore, Musa Manzini, ka performuar në mbarë botën. Sidoqoftë, ai e bëri një performancë më ndryshe kur luajti me kitarë përderisa kirurgën po ia operonin trurin.

Në një video të publikuar, muzikanti dhe ligjëruesi universitar shihet duke i rënë kitarës gjatë operacionit që zgjati jo më pak se gjashtë orë. Aktiviteti i tij ua mundësonte mjekëve që t’i hulumtojnë më mirë zonat e trurit që artisti i përdorte për të bërë muzikë dhe të ndërhyjnë në pjesët e prekura nga tumori, në mënyrë që t’i rifunksionalizojnë disa lëvizje të gishtërinjëve që i ishin dobësuar.

“U ndieva në mënyrë të çuditshme dhe të parehatshme. Është e vështirë të përqendrohesh kur je nën ndikimin e anestezionit dhe dëgjon tingullin e veglave në kokë”, deklaroi artisti një javë pas operacionit. Mjekët vendosën që ta mbajnë me vetëdije pacientin gjatë operacionit, në mënyrë që ta dallojnë më lehtë se cilat zona të trurit nuk janë duke funksionuar si duhet dhe të ndërhyjnë në to, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here