Arta Bajrami: Unë jam kampione e estradës për vitin 2015

0

Viti që po e lëmë pas, për disa nga këngëtaret ka qenë i sukseshëm e për dikë i dështuar, por për këngëtaren Arta Bajrami, ai ka qenë super i sukseshëm.

E pyetur nga Magazina.al, Si vlerësoni vitin 2015?, Arta Bajrami ka thënë se ai ka qenë vit i punës dhe i suksesit, ndërsa nuk ka hezituar që ta shpall vetën kampione të estradës për vitin 2015, të gjitha këto ajo i ka mbështetur në projektet e shumta që ka sjellur për publikun.
“Për mua 2015 ka qenë viti i punës. Kam lansuar albumin tim “Victory” me dhjetë këngë të reja. Poashtu kam lansuar një singël që ka qenë bashkëpunim me Don Arbas dhe Gold AG. Pastaj kam incizuar një potpuri me 3 këngët e mija të preferuara popullore, dhuratë për ndërrimin e moteve. Si dhe kam lansuar gjithsej 6 videoklipe të këngëve nga albumi i ri gjë që më bën kampione të estradës sonë në këtë drejtim për këtë vit”, ka thënë Arta për Magazina.al.
Ajo gjithashtu ka thënë se përveç angazhimeve si nënë dhe bashkëshorte, këtë vit ka punuar pa ndalur për siç e ka quajtur ajo dashurinë e dytë e që për të është muzika pas familjes./Magazina.al

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here