Arsimtarët me SHLP që nuk iu mundësua rikualifikimi kërkojnë të drejtat e tyre

0

Pakënaqësitë në sistemin arsimor të Kosovës janë të gjithëanshme. Një segment i veçantë në këtë kontekst është segmenti i rikualifikimit. Para disa vitesh Ministria e Arsimit vendosi që të gjithë mësimdhënësit që kishin qenë të diplomuar në Shkollat e Larta Pedagogjike(SHLP) dhe punonin si kuadro të kualifikuara adekuate në shkollat fillore, të rikualifikoheshin me shpenzimet e shtetit, duke marrë gradën “bachelor”. Kjo kishte sjellë veq gradimit edhe rritjen e koeficientit të pagës dhe të ardhura më të mira. Por derisa numrit më të madh të mësimdhënësve u është mundësuar dhe kushtëzuar rikualifikimi, kjo nuk ka ndodhur me një kategori të caktuar për shkak të moshës, që kishte vënë si “prag” ministria. Dhe sot ata ndihen të diskriminuar. Shefqet Daka, Shaban Gashi, Bekim Elshani, e Merita Kryeziu, mësimdhënës të diplomuar në ish SHLP, nga komuna të ndryshme të Kosovës thonë se diskriiminimi i kësaj kategorie ndodhë në tri aspekte; në pagë, në konkurim eventual për një vend pune në një shkollë tjetër, si dhe në pensionim. “Ne marrim paga më të ulëta pa fajin tonë, nëse konkurojmë në ndonjë shkollë ku na konvenon më shumë të punojmë, tani të rikualifikuarit kanë përparësi përballë nesh, si dhe me rastin e pensionimit marrim të ardhura më të ulëta, pension më të vogël”, numëron njëri nga ata. Sipas këtij arsimtari me SHLP kriteri i moshës i vendosur nga Ministria nuk ishte i drejtë. “Jo ky kriter nuk ka qenë i drejtë, mua për shembull nuk më ka kapur kriteri i moshës për një vit, unë i lindur në vitin 1959 nuk kisha të drejtë rikualifikimi e ata të vitit 1960, po”, thekson ai. “Fillimisht kishte premtime se pasi nuk na mundësohej rikualifikimi neve do të na mundësohej pensionimi i parakohshëm, me 70 për qind të pagës por as kjo nuk po ndodhë”, ankohet i njëjti duke arsyetuar mosreagimin e mëhershëm rreth këtij problemi. Ai dhe arsimtarët tjerë të përmendur të kësaj kategorie kërkojnë zgjidhje për trajtim të barabartë me kolegët e tjerë. “Ose le të na mundësojnë rikualifikimin ose le të na barazojnë me paga e në të gjitha aspektet tjera”, sugjerojnë ata duke folur për portalin ONLINE. Të njëjtit kërkojnë nga organet vendimmarrëse, që të trajtojnë problemin e tyre ose në të kundërtën thonë se po organizohen dhe koordinohen për protesta të vendosura për realizimin e të drejtave të tyre. Të njëjtit kërkojnë me vendosmëri nga SBASHK-u, anëtarë të së cilës janë, që të ua mbrojë të drejtat dhe dinjitetin e tyre./Portali ONLINE/ 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here