Arsenali zyrtarizon zëvendësuesin e tij, Xhaka më afër Romës

0

Arsenali ka zyrtarizuar blerjen e mesfushorit qendror të Anderlecht, Albert Sambi Lokonga: “Mesfushori 21-vjeçar arriti në sektorin e të rinjve të klubit belg më 2014, në moshën 15 vjeç, dhe nënshkroi kontratën e tij të parë profesionale në nëntor 2017”.

Një tregues i rëndësishëm i merkatos nga perspektiva e Romës, duke marrë parasysh që lojtari i lindur më 1999 ka të njëjtin rol si Granit Xhaka në fushë. Shqiptari, kapiten i kombëtares zvicerane, është qëllimi kryesor i José Mourinho për të forcuar mesfushën verdhekuqe. Ai tashmë është më afër se kurrë transferimit në “Olimpico”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here