Arsenali merr 20 milionë euro nga Roma për transferimin e Granit Xhakës

0

Negociatat midis Romës dhe Arsenalit për të sjellë Granit Xhakën te verdhekuqtë janë praktikisht në detajet e fundit. Siç raportohet nga “Sky Sport”, mesfushori shqiptaro-zviceran do të bashkohet me Romën në përgatitjet parasezonale, që do të spostohen së shpejti në Portugali. Tiago Pinto është gati, pas Rui Patricio dhe Vina, për të mbyllur “hitin” e tretë të merkatos së kësaj vere.

Gjithçka është e kryer midis dy klubeve, vetëm zyrtarizimi mungon. Sa për shifrat e operacionit, siç raportohet nga “Calciomercato.it”, marrëveshja do të mbyllet për 20 milionë euro, me Xhakën që ka refuzuar një ofertë tjetër nga një tjetër klub i Serie A. Ai është i vendosur t’i bashkohet Mourinhos, sepse e ka kërkuar kaq shumë, me ngulm.

Tek Arsenali po mendojnë zëvendësuesin e Granit Xhakës, sepse ishte njeriu kryesor në qarkullimin e topit atje. Drejtori teknik Edu mund të ndërmjetësojë një marrëveshje “shokuese” me Henderson të Liverpool. Nëse ky skenar realizohet, atëherë jo vetëm që do të ishte një zëvendësim i denjë për shqiptarin, por më shumë se kaq.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here