Arsenali shpreson ta bindë Barcelonën t’ia huazojë anësorin brazilian Malcom për pjesën e mbetur të këtij sezoni.

Jo vetëm kaq, drejtuesit e klubit nga Londra veriore janë përpjekur ta transferojnë edhe Denis Suarezin nga Barça, por deri tani nuk ka ndonjë përparim në bisedimet mes klubeve, sipas Sun, përcjell Gazeta Express.

Tani, e tërë vëmendja e Arsenalit është kthyer kah bashkëlojtari i tij, i cili po e ka të vështirë të adaptohet në Camp Nou që prej transferimit nga Bordeaux verën që lamë pas.

Barça po ngurron ta shesë brazilianin, por mund ta lejojë të largohet në huazim, në mënyrë që ta rikthejë formën e lartë para fillimit të sezonit të ardhshëm.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here